Mungon prokurori, shtyhet në Apel gjyqi për bllokimin e BMV së blinduar të Lulzim Berishës

Mungon prokurori, shtyhet në Apel gjyqi për bllokimin e BMV së blinduar të Lulzim Berishës

Është shtyrë për në datën 1 prill 2020 seanca gjyqësore, kundër Lulzim Berishës, për sa i përket sekuestrimit të automjetit të tij, tip BMV të blinduar. Gjyqi që ishte parashikuar ditën e djeshme nuk është zhvilluar për shkak të mungesës së prokurorit të çëshjtjes Ervin Kondili. Ky i fundit duhet të ishte prezent në sallën e gjyqit për të zhvilluar seancën gjyqësore në gjykatën e Posaçme të Apelimit, ku dhe po shqyrtohet kërkesa për caktimin e masës së sekuestros ndaj automjetit të Lulzim Berisha.

Në datën 3 mars 2020 gjykata e Gjykatës së Posaçme për Krime të Rënda, vendosi të verë nën sekuestro vetëm automjetin e blinduar të Berishës, ndërsa pjesa tjetër e pasurive të identifikuara nga oficerët e Operacionit Forca e Ligjit,do të vijojnë të jenë të lira pasi janë pasuri që i janë nënshtruar një herë procesit gjyqësor dhe kanë rezultuar si pasuri të ligjshme.

Pritet që në seancës e rradhës të datës 1 prill 2020, të zhvillohet masa e sigurisë në Apel, pasi vetë Lulzim Berisha është personi që ka apeluar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar heqjen e sekuestros ndaj makinës së tij të blinduar.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit