Mokra e Pogradecit pa rrugë, ujë as dritat, fshati pa investime! Banorët: Jemi të izoluar

Krahina e Mokrës në Pogradec prej vitesh vuan mungesën e investimeve në infrastrukturë. Rodokali është fshati më i populluar i kësaj krahine dhe ndodhet vetëm pak kilometra larg rrugës nacionale Qukës-Qafë Pllocë. Duhen më tepër se 40 minuta për të mbërrtur në qendër të fshatit për shkak të rrugës së amortizuar. Rreth 300 familje vuajnë për rrugë, drita dhe ujë të pijshëm.

“Uji vjen i turbullt kur bie shi. Rruga është e keqe, investime këtu nuk ka. Rruga është katastrofë. Pati një projekt, u bë një copë asfalt dhe mbeti në gjysmë. Problemet e energjisë janë të vazhdueshme, nga luhatjet e tensionit më janë djegur pajisjet shtepiake. Disa shtëpi kanë mbetur bosh se rinia ka ikur, ne që kemi mbetur jetojmë me bujqësi e blegtori, por kemi shumë vështirësi se jemi të izoluar për shkak të rrugës”, tha disa banorë.

Agim Kolgega, kryeplak i fshatit shprehet se disa herë i ka referuar këto problematika në Bashkinë e Pogradecit, por nuk ka gjetur zgjidhje. Ai shkon më tej duke thënë se fëmijët sëmuren nga uji i ndotur, ndërsa rrjeti elektrike dëmton gjatë dimrit, dhe mbeten për netë të tëra në errësirë.

“U sëmurën fëmijët se uji vjen në çezma i turbullt. Rrugë s’ka, dritat bëjnë defekte. Dy here që më kanë thirrur në mbledhje në bashki i kam ngritur këto probleme por nuk marrin asnjë masë”, tha Agim Kolgega kryeplak i fshatit Rodokal në Mokër.

Përmes Report TV banorët e Rodokalit kërkojnë nga bashkia e Pogradecit dhe Qeveria asfaltimin e rrugës, riparimin e defekte në rrjetin elektrik dhe atë të ujësjellësit.

 

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ U arrestua disa orë pasi u lirua nga amnistia, Sokol Sinomati del para gjykatës! Seanca për 'buzëderrin' nën masa të rrepta sigurie

Vlorë/ U arrestua disa orë pasi u lirua nga amnistia, Sokol Sinomati del para gjykatës! Seanca për 'buzëderrin' nën masa të rrepta sigurie