‘M.United kundërshtari më i keq’, Xavi komenton shortin në Europa League: Duam të fitojmë trofeun

‘M.United kundërshtari më i keq’, Xavi komenton shortin në Europa League: Duam të fitojmë trofeun

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandes

Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës ka komentuar shortin e Europa League, që vendosi përballë katalansve që në raundin e ‘play-off’ skuadrën më të fortë të mundshme, Manchester United. Xavi e pranon se do kenë përballë një kundërshtar mjaft të ndërlikuar, por shton se Barcelona do që për herë të parë të fitojë këtë trofe.

“Është rivali më i keq me të cilin mund të përballemi, por kjo supozon një motivim të madh dhe do të jetë koha për të garuar. Është një rival historik dhe një duel shumë tërheqës. Të luash kundër më të mirëve është gjithmonë një plus. Barça nuk e ka fituar kurrë Ligën e Europës dhe ne do të përpiqemi, është një sfidë për ne, po shkojmë për titull,”-tha ai.

Sa i përket Ronaldo-s te Manchester United.: “Nuk është vetëm Kristiano Ronaldo, unë do të veçoja grupin, Ten Hag po bën një punë të shkëlqyer. Dhe Kristiano më duket një lojtar i madh, që ka shënuar një epokë dhe që mund të jetë ende vendimtar”- përfundoi Hernandez.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë