Murrizi- Bashës: Shpurdhjak, ëndërron që të bëhesh burrë shteti, por nuk ke këllqe! KOP-i i demokratëve u shndërrua në GOP

Murrizi- Bashës: Shpurdhjak, ëndërron që të bëhesh burrë shteti, por nuk ke këllqe!  KOP-i i demokratëve u shndërrua në GOP

Deputeti i opozitës së re, Muslim Murrizi

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Muslim Murrizi është treguar shumë i ashpër me kryedemokratin Lulzim Basha.

"Shpurdhjak", "ordiner", "delirant", e quan Murrizi Bashën, një ëndërrimtar që do të të bëhet burrë shteti, por që nuk mundet. E gjitha kjo vjen si reagim pas deklaratës së Basha bëri ku tha se Murrizi nuk ka qenë pjesë e  KOP-it (Komiteti Orientues i Politikave në PD-së).

Si kundërpërgjigje, Murrizi e ka sulmuar Bashën që nga ngjyra e flokëve të lyer, tek vjehrri, kunati.

"Se pari: Eshte shume e vertete qe Myslim Murrizi nuk ka qene asnjeher ne KOP 2005 sepse gjate pushtetit 2005-2013 nuk isha as pjese e gopit
Se dyti: Per kujtese te kopistave duhet tu bej me dije qe PD eshte krijuar ne 12 dhjetor 1990, pra 15 vjet para kopit, dhe themeluesit ishin shume idealiste jo si tufa e gopit Une nuk vij ne PD as nga ppsh e as nga sigurimi i Shtetit
Se treti: A mund te me thote “ vipi” i kopit se sa vazhdojne te jene sot ne PD nga tufa e gopit?????????

Ndersa per shpifjet ordinere te nje spurdhjaku qe enderron si delirant se do behet nje dite burre Shteti, por qe nuk ka by…. te permend asnje emer nga DEPUTETET qe jane sot ne parlament , se kush ka shpetuar vllan nga burgu dhe kush ka shlyer borxhet e kazinove, kam nje sqarim te shkurter Une kam nje vella qe quhet Lefter Murrizi dhe qe vazhdon te jete mesues ne fshatin tim te lindjes sulzotaj prej 24 vitesh. Nuk ka dhene doreheqien asnjeher sepse nuk ka frike nga vetingu

Ne dasem te Vellait nuk kam patur as Turq as Rus si kumbare por vetem njerez te FISIT tim te nderuar dhe plot miq e shok te tij Vete personalisht kam qene disa here ne Monte Carlo por nuk kam luajtur kurre kumar sepse besoj ne Zot dhe e di qe kumari eshte haram Nuk kam luatjur kurre bixhoz sepse nuk kam kunat te pasur qe te me shlyej borxhet,

Kunati im nuk eshte milioner por veteriner dhe punon tek nje kompani private qe nuk ka zyrat tek sheratoni por i ka stallat e pularise ne Kavaje Prinderit e mi jane ne pension njelloj si prinderit e “ liderit” endrimmtare. Edhe vjehrrin e kam pensionist njelloj si “ lideri” por me nje ndryshim te vogel

Vjerri im nuk nderton pallate diten qe tja prishi sulltani i surrelit naten dhe pastaj te shkoj avokatja e popullit ne Strasburg dhe te fitoj 17 milon euro demshperblim, e pastaj ti thote dhenderrit qe avokaten e pallatit ta bejme avokate te popullit me konsensusin e plote te sulltan Rames se dyte te Surrelit te pare. Bile vjerri im eshte shume i merzitur qe nuk ka asnje shoqe deputet!!!! Edhe une u tremba shume nga termeti i 26 nentorit ,por ai shejtan Kunati im nuk ka muhabet as me Papulin e as me Carapulin qe te kisha mare edhe une dy vila per 50 vjet sa te “riparoja” shtepine qe kam

Sa per “ pritjen” e Victore Emanuelit si mbret te Italise ne Shqiperi ne maj te vitit 1941 venien kurore te Tij, nuk e kam patur ate fat e mundesi, sepse une kam lindur ne prill 1968 , por eshte shume me mire te Prisja mbretin e Italise apo te kujdo vendi tjeter, sesa te takoja te puthja dhe tu nenshtroja Sorrosit te madh apo Leksit te “ njome” Bile bile eshte shume e shume me mire te presesh nje mbret sesa te perulesh si zarbo ne gjunje perballe nje punonjesi te rendomte te çdo mbreterie apo perendorie qe ka ardhur ne Shqiperi si punonjes Ambasade

Te ftoj te behesh nje here te vetme burre dhe te flasesh me emra dhe fakte konkrete e jo te besh derr derr si i gjithe ditur e te pergojosh me pa te drejte cilindo qe nuk te njeh per mender lider Ps: Ahhhh se harrova. Une kam thinja ne koke se nuk pelqej ngjyre tjeter veç asaj qe me ka dhene I madhi Zot, nuk njoh parukier qefli dhe pertoj shume te mbaje çader me vete", shkruan Murrizi.

(KOP-i është Komiteti Orientues i Politikave, GOP-i eshte Grupi i Organizuar Përfitues nga Pushteti)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fred hanxhari: 09/07/2020 22:39

    o murriz ,keke i madh mor .

    Përgjigju
  • Mitro: 05/07/2020 13:16

    Qe nga ky vend i bukur i njerezve te keqij edhe naten te ikesh ,s'ka rendesi drejtimi ke bere gjene e duhur.

    Përgjigju
  • Ku eshte P-ja?: 05/07/2020 12:40

    GOP-i eshte Grupi i Organizuar Përfitues nga Pushteti Por GOP-it i mungon nje P...?

    Përgjigju
  • Bruno: 05/07/2020 08:18

    Keta nuk jane deklarata te pershtatshme per nje deputet. Populli pret nga te zgjedhurit e vet zgjidhje. Per pjesen me te madhe te popullit perfaqesoni shtetin. Populli pret qe shteti te vendosi rregullin, ju po I luteni popullit te ndeshkoje Bashen.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 05/07/2020 03:15

    Jo kshu se na e trembet Lulushin

    Përgjigju
  • Doda: 05/07/2020 01:35

    Bravo murrizo,, c'ja ke bere mire ketij palacoje,,ketij maloku dibre,,hap partine tende murrizo te te votojme ,,mos u merr me PD,,ajo eshte kthyer ne gop prostitutash...

    Përgjigju
  • Elton: 05/07/2020 00:43

    Rri o murriz mos u merr me kta,se kta t zhdukin nga dheu...sjan tret akoma kockat e olldashit mos harro.Edhe ai I shkreti i doli kundër kryeplakut e u vetaksidentua që ta merrte kreun e pd lulushi

    Përgjigju
  • Kadri: 05/07/2020 00:31

    Jepi.Murrizo mos u dorzo. Sa te kesh Adnorin bej teater me gop.

    Përgjigju
  • Justi: 05/07/2020 00:03

    Ec Lymo sa te kesh Norin mos e prish terezine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë