Murrizi: I kemi votat ta bllokojmë Reformën Zgjedhore në Kuvend, por fitojnë sërish PD-PS

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Myslim Mrrizi i ftuar në "Repolitix" në Report Tv ka deklaruar se opozita e re i ka votat për të ndaluar votimin në parlament të Reformës Zgjedhore, por sipas tij kjo gjë do të nxirrte sërish fitimtar PD-PS.

"I kemi votat, po kam problem se këta këtë kanë qejf, që ne ta bllokojmë dhe të rri kështu siç është . Nuk duan të kalojnë asgjë këta. Në të gjitha mënyrat shqiptarët janë  të humbur. Po të bësh sot referendum 80% e shqiptarëve duan ndryshimin e sistemit. Si mund të mbajnë peng ndryshimin e sistemit, do iu duket lule 26 maji i 1996, trëndeline. Basha nuk ka sjellë asnjë copë letër që kërkon ndryshimin e sistemit", tha Murrizi.


Lajmi kryesor:

Duka kundër Bashës: S' ka vullnet për të ndryshuar sistemin! E ka mbyllur paktin me PS-në! Murrizi: Kemi vota për ta bllokuar 'Zgjedhoren', por humbasim ne


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet kërkesa e opozitës dërguar ‘Kushtetueses’ për mandatin e Xhaçkës: Të përcaktohet mënyra kushtetuese si zgjidhet ky konflikt

Zbardhet kërkesa e opozitës dërguar ‘Kushtetueses’ për mandatin e Xhaçkës: Të përcaktohet mënyra kushtetuese si zgjidhet ky konflikt