Murrizi sqaron drafti e opozitës parlamentare: Kush merr një votë më shumë shkon në parlament! Heshtja e PD fatkeqësi, është kthyer në paradhomë të Ramës

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi sqaroi draftin që grupi i tij parlamentar propozoi për listat e hapura duke sqaruar se në ndryshim nga PS sipas këtij drafti deputeti që merr qoftë edhe një votë më shumë merr automatikisht mandatin dhe nuk ka nevojë që të kalojë një numër të caktuar votash për të prishur renditjen e listës paraprake të përcaktuar nga partia. I ftuar në "Repolitix" ai tha se pragu prej 3 % është një absurditet në një kohë kur vendi është me sistem rajonal, ndërsa sqaron se grupi i tij kërkoi pragun prej 1 %. Murrizi sqaron se renditja e kandidatëve nuk është aspak më rëndësi pasi mandatin e merr ai që është më i votuari nga populli.

"Renditja e kandidatëve nuk është fare i rëndësishëm, renditja formale në dorëzimin e listës në KQZ le të jetë siç e mendon subjekti politik, pasi kjo nuk ka  vlerë para votës së qytetarëve. Pra me votimin e qytetarëve do të ketë një ri-listim të tyre. Jemi të gjithë në garë dhe në listë të hapur. Nëse Myslim Murrizi merr një votë më shumë edhe pse është i renditur i 16-ti ai del i pari dhe merr mandatin, kjo është lista e hapur 100 %. Pragu 3 % nuk ka sens. Në një sistem rajonal nuk mund të bëhet prag kombëtar.  Ne e kemi 1 % që do të thotë se nëse një subjekt politik nuk i merr ato vota, kurrë të mos marrë mandat", tha Murrizi.

Në lidhje me heshtjen e PD, Murrizi tha se kjo është një tragjedi dhe se PD është kthyer në një paradhomë e Ramës. Sipas Murrizit, Rama po e përdor popullin për sondazhe dhe jo për votim.

"Kjo është një fatkeqësi po janë njëlloj hipokrit si Rama që thotë i kam hap 100 % por mandat i ndaj unë si dua dhe PD që hesht paturpësisht. Rama fton popullin për sondazh dhe jo për votim , për të parë se kush është më i vlerësuari dhe kë respektojnë më shumë qytetarët", tha Murrizi.

I pyetur se më kë do të bëjë koalicion nëse formimi i qeverisë varet nga vota  e tij, Murrizi tha se do të jetë në krah të forcave të djathta megjithatë shtoi se kurrë nuk duhet thënë kurrë në politikë.

 "Me të parë me të bërë, në politikë kurrë mos thuaj kurrë. Me forca të majta jo, por më shumë  me partitë e djathta, nuk ka koalicion me partitë që mbartin mëkate nga pushteti", tha Murrizi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier