Murrizi takon zyrtarin e DASH, thumbon Ramën dhe Bashën

Murrizi takon zyrtarin e DASH, thumbon Ramën dhe Bashën

TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit, Myslym Murrizi së bashku me kryetaren e grupit demokrat në Parlament, Rudina Hajdarin kanë takuar zyrtarin e DASH, David Kostelancik.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Murrizi ka publikuar dy foto, teksa nuk ka nguruar të thumbjë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

"Sot në zyrën e Z David J Kostelancik. Një takim bashkë me ZJ Rudina Hajdari. Dhe dy foto miqësore pa pagesë", shkruan Murrizi.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama është akuzuhet për lobim në mënyrë që të bënin foto me ish presidentin e SHBA Barack Obama, e ndërsa kryedemokrati Basha për foton e tij me presidentin aktual Donald Trump.

Postimi i plotë i Murrizit

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!