Lezhe- Murtaja Afrikane e Derrit është shfaqur në Malin e Rrenzit në Lezhë, ku deri më tani janë konstatuar 10 derra të ngordhur, pesë brenda një ferme dhe pesë të tjerë përgjatë masivit pyjor të kësaj zone. Pas identifikimit të rastit, Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë është vënë mënjehërë në lëvizje dhe nga analizat e kryera ka rezultuar se derrat kanë ngodhur nga murtaja afrikane.
Në kordinim edhe me institucionet e tjera Bashkinë Lezhë, Policinë dhe AKU-në, Shërbimi Veterinar ka bërë asgjesimin e derrave të ngordhur në vendin ku janë gjetur si dhe dezinfektimin e zonës.
Ndërkohë pjesa e Malit të Rrenzit në Shëngjin në një perimeter prej 10 km ku është konstatuar vatra e sëmundjes është shpallur zonë e kuqe, ku do të kalojë në sitë nga veterineret për të parë nëse ka sërish derra të ngordhur brenda këtij perimentri.
Monitorimi do të jetë i vazhdueshem përgjatë 20 diteve në vijim, ndërsa Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në Lezhë Ded Rama u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe kryesisht gjahtarëve të sinjalizojnë insitucionin nëse konstatojnë kafshë të ngordhura, me qëllim që të veprohet menjëherë dhe sëmundja mos të përhapet.
Specialistët thanë për Report tv se Murtaja Afrikane e Derrit (MAD) nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve, as përmes kontaktit me kafshët e infektuara dhe as përmes konsumit të mishit.
MAD është një sëmundje shumë ngjitëse dhe vdekjeprurëse për derrat e butë dhe të egër. Kjo sëmundje ka pasoja të mëdha ekonomike dhe për sigurinë ushqimore, sepse: Shkakton ngordhje masive të derrave; Dëmton fermat dhe zinxhirët e furnizimit; Pengon eksportet e produkteve të derrit për shkak të kufizimeve të tregtisë ndërkombëtare.
S.G/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Dhjetor, 15:58
Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?
-
KQZ
83.3%
-
Partitë
9.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3932
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Polici i hoqi veshjen e zezë të xhamave të makinës, i riu e kërcënon me mesazh! Vihet në pranga
9 Dhjetor, 13:35
-
Lezhë/ Filma për fëmijë te Qendra kulturore ‘Gjergj Lacaj’, dhjetori vjen me tematika festive
8 Dhjetor, 16:44
-
Aksident në superstradën Lezhë-Shkodër, plagoset rëndë motoçiklisti 60-vjeçar! Dërgohet te Trauma, shoqërohet shoferi (EMRAT+VIDEO)
8 Dhjetor, 12:33
-
Botim i ri/ Dalin në dritë dokumentet e Arkivës së Shtetit, mbi veprimtarinë e politikanit dhe eruditit të shek.XX, At Ambroz Marlaskaj
7 Dhjetor, 16:27
-
Speciale/ Zef Zefaj, obstetër-gjinekologu i parë në Lezhë! Asistoi në lindjen e 43 mijë bebeve, operacioni i fundit pas 50 vitesh, pret lindjen e nipit
7 Dhjetor, 11:19
-
Ndizen dritat e festave edhe në Lezhë, qytetarë dhe fëmijë sfidojnë të ftohtin dhe shiun
6 Dhjetor, 19:15
-
Kufizimi i përdorimit të TikTok, kryeministri Rama: 394 takime, mbi 14 mijë prindër pjesëmarrës! Po kontribuojnë me ide dhe sugjerime (FOTO)
6 Dhjetor, 17:14
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
Italia nuk heq dorë nga kampet në Shqipëri, ministri i Brendshëm: Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës së Kasacionit
6 Dhjetor, 15:36
-
Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, Prokuroria e Lezhës çon në gjyq portugezin Ruben Saraiva! Vrasja për gjakmarrje! Veçohet dosja për 4 të tjerët (VIDEO)
6 Dhjetor, 13:33
-
Lezhë, besimtarët e krishterë kremtojnë festën e 'Shën Kollit'
6 Dhjetor, 09:27
-
I dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kultivim kanabisi, arrestohet 31-vjeçari në Kurbin (EMRI)
5 Dhjetor, 15:31