Mustafa kërkon bashkëpunim pushtet-opozitë për dialogun me Serbinë

Mustafa kërkon bashkëpunim pushtet-opozitë për dialogun me Serbinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar që të ketë bashkëpunim midis të gjithë aktorëve politikë për proceset e rëndësishme me të cilat po ballafaqohet vendi.

Ai tha se strategjia e dialogut me Serbinë duhet të diskutohet mes partnerëve të koalicionit dhe liderëve të opozitës.

“Pa marrë parasysh arsyen dhe nevojën e komunikimit me publikun, duhet të kemi kujdes që për strategjinë tonë të mos merr vesh Serbia përmes debateve në studiot tona televizive dhe përplasjeve të brendshme, sepse kjo në start e dëmton pozicionin dialogues të Kryeministrit tonë”, tha Mustafa përmes një postimi në Facebook të martën.

Mustafa tha se LDK-ja do të kërkojë nga qeveria që të jetë e gatshme të bëjë rikonfigurime dhe ndryshime në çdo kohë për ata që nuk e kuptojnë rendin qeverisës dhe disiplinën qeverisëse; të cilët ndjekin agjenda personale apo partiake, apo për të cilët vlerësohet se e shpenzojnë pa meritë paranë publike.

Ndryshe, në prag të takimit të radhës më 4 shtator në Uashington midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, dy partitë politike opozitare në Kosovë nuk kanë ndryshuar qëndrim për të qenë pjesë aktive e dialogut politik.

Partitë politike në pushtet thonë se vendi ka nevojë për arritjen e unitetit politik, sidomos për çështjen e dialogut me Serbinë.

Në Qeverinë e Kosovës, por edhe zyrtarët e partive politike që e përbëjnë koalicionin qeverisës, kanë deklaruar se vetëm duke qenë të bashkuar dhe unikë mund të arrijnë rezultate në këtë proces.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesa për informacion

LIVE- Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesa për informacion