'Muzetë dhe parqet më të lehta për t'u hapur', Margariti: Po shikohet mundësia e teatrove në ambjente të hapura

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një lidhje në skype në emisionin "Pa Protokoll" është shprehur se po punohet për hapjen e pjesës tjetër të muzeve duke zbatuar masat e vendosura për të mos përhapur pandeminë e COVID-19.

Ajo ka theksuar se është më e lehtë hapja e muzeve dhe parqeve se sa e teatrove, pasi në këto të fundit njerëzit rrinë ngjitur me njëri-tjtërin.

"Teatrot janë më me rrezik, ato mund të zhvillohen në open-air(ambjente të hapura), e kemi shikuar protokollin", tha Margariti.

"Janë marrë masat, janë hartuar protokolle po rishikojmë me bisedohen me Ministrinë e Shëndetësisë me masa të dezinfektimit të detajuara dhe rishikuara për muzetë e parqet. Masat do të jenë të njëjta me maska, dorashka, grupe që shoqërohen ku sigurohet distancimi me njëri-tjetrin. Mendojmë që do të ketë një rimëkëmbje, do fokusohemi në gjënë primare për monumentet që është mirëmbajtja", është shprehur Margariti.

Ajo gjithashtu ka treguar edhe një organizim në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, më 18 maj, ku po punohet prej ditësh me stafin e saj.

Margariti është shprehur se hapja është e lidhur drejtpërsëdrejti me administratën, ku Muzeu Historik Kombëtar ka qenë i pa aksesueshëm edhe nga vetë stafi, pasi janë të lidhura ngushtësisht bashkë.

Ajo ka përmendur edhe pjesën e aktiviteteve që janë munduar të organizohen në hapësirën virtuale si baleti virtual apo opera me pizhama, duke falenderuar të gjithë institucionet.

Bunkart është një nga muzetë që është hapur dhe ministrja ka thënë se ai është një hapësirë më e vogël dhe mundësohet edhe dezinfektimi më shpejt me një gurp personash qoftë edhe nga vetë stafi dhe kjo gjë ka ndikuar.

Në lidhje me koston e humbjes së kësaj periudhe izolimi në fushën e kulturës në Shqipëri ajo është shprehur se ka pasur shumë humbje.

"Ka një kosto të madhe për ne pasi është burimi primar i artit dhe kulturës,  janë vizitorët, biletat, përtej të ardhurave dytësore që janë shërbimet. Vitin që shkoi kemi pasur 1 milionë vizitorë në parqe apo muze të vendit. Dëmin e kemi përllogaritur në raport me tarifat dhe jemi në një shifër tek 29 milionë lekë", tha ajo.

Ministrja theksoi se rikthimi në muze lidhet me reagimin psikologjik të turistëve, se sa do të ndjehen të lirë, të qetë për t'u riaksesuar.

"Njerëzit e kanë të nevojshme të rilidhen me artin dhe kulturën dhe s'do të ketë hezitmim", u shpreh në mënyrë pozitive ministrja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:05
Ceremonia mortore e Maks Velos, Margariti: Sot një farë humbje lirie që iu shtua përtej lirisë që nuk e pati për shumë vite

1588967098_elvamargariti.jpg

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një lidhje në skype në emisionin "Pa Protokoll" tregoi edhe për ceremoninë mortore të Maks Velos të zhvilluar në Ministrinë e Kulturës në një situatë të vështirë prej pandemisë, duke u konsideruar e papërsahatatshdme për figurën e tij të madhe.

"E vështirë jo vetëm për Maksin, por për të gjithë që kanë humbur një njeri në këtë kohë, por mori simbolikën sot një farë humbje lirie që iu shtua Maksit, përtej lirisë që nuk e pati për shumë vite në jetën e tij", tha ajo.

Ministrja tregoi se ishte diçka simnolike për një person që ka dhënë shumë në kulturë, art, arkitekturë, shprehjen e mendimit.

"Përgatitëm diçka simbolike në Ministrinë e Kulturës,pritëm  lulet, kurora, të afërmit e tij shënuan në një libër kujtimesh. Do ta kujtojmë denjësisht Maksin. Pavarësisht situatës, ishte një  ceremoni modeste, simbolike, Maksi na ka dhënë shumë në kulturë, art. arkitekturë, shprehjen e mendimit, një thyerje e vogël por duke ruajtur distancimin social", u shpreh ministrja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS