'Muzeu' i trashëgimisë detare të Katarit në Shqipëri! Ndalon në Sarandë anija 'Boom Safari'

Ka mbërritur në brigjet e Sarandës Veliera e famshme nga Katari “Fateh Al Khair 4”, e konsideruar një muze në miniaturë mbi trashëgiminë e detarisë në Katar.  

Saranda është ndalesa e parë në Shqipëri për Velierën, e cila ishte e disponueshme të vizitohet nga qytetarë të ndryshëm. Atyre ju shpërndanë edhe suvenire që simbolizojnë Botërorin e futbollit "Qatar 2022".

Për të mirëpritur këtë anije në sheshin e portit të Sarandës u organizua një ceremoni, ku të pranishëm ishin ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, deputeti i qarkut Vlorë Alket Hyseni por edhe mjaft personaliteti të tjera.

 Ardhjen e kësaj anije, Klosi e cilësoi si një mundësi e artë për të promovuar Sarandën.

"Ne duhet t'i bëjmë respektin e nevojshëm këtij  aktiviteti, pasi është një mundësi e artë për të promovuar Sarandën dhe Shqipërinë dhe mundësitë fantastikë që kemi për të zhvilluar turizmin detar. Ne kemi arritur të kemi  1 milionë turistë të huaj vetëm në 20 ditë në Shqipëri. Ne flasim shumë për turizmin, hotelet, plazhet, por flasim shumë pak për turizmin detar. Duhet ta promovojmë detin pasi kemi një resurs kaq të madh", tha ministri Klosi. 

Ndërsa deputeti Alket Hyseni u shpreh se ardhja e kësaj anije nuk është rastësore.

"Përzgjedhja e Sarandës nga kjo anije është jo rastësore. Saranda është vendi më i bukur. Është fakt pasi mbi 1 milionë turistë kanë ardhur në  Sarandë. Vjet e kaluam 1 milionëshin, ndërsa sivjet pritet që të jenë 20% më shumë se vjet", tha Hyseni.

Anija e llojit "Boom Safari" është e punuar prej druri dhe mban një kapacitet prej 200 tonësh.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bela: 26/08/2019 23:12

    E shkatarruat saranden mor pisa,,,qytetin me te bukur turistik ne shqiperi,,me pallate,,,ne vend qe te benit hotele,,,se mos vetem saranden,,po ashtu vloren,,durresin,,shengjinin,,velipojen,,,ju vrafte zoti se qeveria nuk po merr asnje mase,,apo shembje,,.///

    Përgjigju
  • zzz: 22/08/2019 09:08

    Saranda eshte si lagja "Kazban" ne algjer, me shemti nuk mund te kete ne gjithe bregdetin se sa ndertimet pas viteve 90 jo vetem ne sarande por ne te gjitha qytetet e medha,gjej truall bosh, ose shtepi te renuara dhe nderto pallate 13 kate.

    Përgjigju
  • Prifti Lushnjar Faik: 21/08/2019 21:15

    Erdhen te shohin shemtiren Sarande, ndertesat e saj të shemtuara si në Kandahar .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Stacione provizore për të monitoruar zonat me rrisk të lartë zjarri

Stacione provizore për të monitoruar zonat me rrisk të lartë zjarri