Muzeu vendor ‘Shtëpia studio Kadare”, flasin kineastët edhe studiuesit e letërsisë

Pranë qendrës së Tiranës, në rrugën e “Dibrës” në katin e tretë të pallatit me kuba të ashtuajtur modern, që u realizua në fillim të viteve ’70 nga arkitekti Maks Velo vizitorët mund të shohin nga afër, se ku shkrimtari i njohur Ismail Kadare jetoi për 15 vite të tij, gjatë regjimit komunist. Kamera e “ReportTV” sjell nga afër, se çfarë mund të prek publiku, për të kuptuar botëkuptimin dhe kontributin e tij fillimisht në letërsinë shqipe, e më pas në përkthimin e saj në gjuhë të huaj edhe artet e tjera. Drejtoresha e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë , Mirela Koçollari,  na shpjegon detajet, me të cilat do të hasen vizitorët.

 “Qëllimisht i kemi lënë të mbyllura disa kanata, si dritare të vogla, me objekte edhe me pjesë të memories, së familjes edhe shkrimtarit që i kemi gjetur në këtë shtëpi. Janë objekte të tij, por edhe të fëmijëve. Ndërsa, nuk mungojnë as dorëshkrimet e pabotuara, që shkrimtari ka lënë asokohe në këtë shtëpi”, shprehet Mirela Koçollari.

Një dhomë në këtë muze, është për kontributin e çiftit Helena dhe Ismail Kadare në kinematografinë shqiptare, ku janë adoptuar rreth 10 vepra të tij.

“Mund t’ju them se mund të jenë 10 tituj të Kadaresë, filmash,që janë mbështetur në veprën e tij, në film dhe seriale. Kadare e konsideron veten shkrimtar. Në filmin “Përse bien këto daulle”, prej meje në vitin 1969, ai i ishte i ri edhe nuk përtonte të vinte në Kinostudio. Në filmat e tjerë, ka shkuar vetëm në premierë. Vetëm në dy raste ka qenë shumë i vëmendshëm, tek filmi “Ballë për ballë” mbi romanin “Dimri i vetmisë së madhe”, ai e shkroi vet skenarin edhe e shkroi bukur. Rasti i dytë është bashkëpunimi me Kadarenë në prag të 75-vjetorit të tij. Kontributi i Kadaresë është që ne na ka dhënë veprën e tij, që shpeshherë ka mbetur i pakënaqur...”, thotë ndër të tjera kineasti dhe regjisori Pirro Milkani.

Ndërsa, evoluimi i letërsisë së Kadaresë ndër vite, në gjuhën shqipe, por edhe në atë të huaj, do të studiohet nga studiuesit e rinj të letërsisë në një tjetër hapësirë të veçantë të këtij muzeu.

“Nisma të tilla janë jo vetëm frymëdhënëse për qytetin, por mbi të gjitha për figura edhe për kulturën tonë. Posaçërisht për një personalitet ndërkombëtar, siç është Ismail kadare, një ambasador i letërsisë shqipe në botë. Këtë e them, duke u bazuar mbi veprën e tij, të përkthyer në 47 gjuhë të huaja në të gjithë botën”, shprehet ndër të tjera, studiuesja Jorina Kryeziu.

Muzeu vendor “Shtëpia studio Kadare” do të jetë i aksesueshëm për të gjithë vizitorët kundrejt një pagese të caktuar, që është e ndryshme për kategori të caktuara.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar