Muzika jazz ‘ndez’ Shkodrën, festivali 10-ditor dëfren publikun në qendër të qytetit

Ka startuar “Shkodra Jazz Festival 2023”. Qëllimi i këtij festivali, thotë drejtori artistik Florian Jakaj, është ta bëjmë Shkodrën edhe më tërheqëse gjatë sezonit turistik edhe përmes artit...

“Qëllimi është të bëjmë diçka të bukur për qytetin, të sjellim muzikën e mirë dhe ta ccojmë emrin e Shkodrës edhe jashtë vendit”, tha  Florian Jakaj drejtor artistik

Në ditën e parë të “Shkodra Jazz Festival 2023” muzikantë të rinj nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi performuan në Harqe dhe Fizarmonikë.

Masterclas-at e “Rrok Akademi”, që zhvillohen në ambientet e Galerisë së Arteve dhe te Qendra Rinore Atelier do të vijojnë për dy javë me radhë edhe në degët Jazz, Klasike dhe Neë Technology – Multimedia.  Festivali do të vazhdojë deri me 27 gusht, me disa koncerte në oborrin e Shtëpisë Muze “Oso Kuka" dhe në sheshin para Bashkisë së Shkodrës.

 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë