Më në fund kthehen 6 shqiptarët e mbetur në Bari....Iu bë testi për COVID-19

Më në fund kthehen 6 shqiptarët e mbetur në Bari....Iu bë testi për COVID-19

6 shqiptarët e mbetur në Bari janë kthyer më në fund në Shqipëri. Report Tv mëson se shqiptarët u kthyen me tragetin e mallrave nga Bari në Durrës nën masa të rrepta sigurie. Atyre u është kryer edhe testi i COVID-19 nga ku kanë rezultuar negativë.

Në bashkëpunim mes konsullatës shqiptare dhe autoriteteve italiane, shqiptarët e kthyer tashmë duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë në vetëkarantinim. Udhëtimi i tyre u bë falas.

Autoritetet italiane kanë nisur punën për të kthyer të gjithë shqiptarët që mbetën jashtë atdheut për shkak të mbylljes së kufijve nga situata me koronavirusin.

Nga e hëna pritet të nisin fluturimet e para, që siç tha kryeministri Edi Rama do të jenë falas dhe do të bëhen nga avioni "Lasgushi" i "Air Albania".

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit