Myku te këmbët, ja
nga se shkaktohet

Myku te këmbët, ja<br />nga se shkaktohet
TIRANE - Çdo stinë ka sëmundjet e veta  të lëkurës, si në verë në vjeshtë, në dimër dhe në  pranverë. Myku zakonisht hyn te sëmundjet sezonale të pranverës dhe aq më tepër të verës. Myku lidhet direkt me shtimin e djersës te këmbët. Kjo gjë ndodh zakonisht te personat që ecin shumë, që rrinë në këmbë shumë, mbajnë çizme dhe këpucë për një pjesë të madhe të ditës. Zakonisht myku i këmbeve shfaqet te ushtarakët.

Kjo sëmundje zakonisht njihet  edhe si sëmundja e ushtarakëve, policëve. Myku i këmbës shfaqet shumë edhe te personat që mbajnë këpucë jo origjinale, pra mbajnë këpucë që nuk janë origjinale. Gjithashtu edhe te personat që  u djersijnë këmbët vetë. Pasi lëkura e këmbës së njeriut ka  një pehash të caktuar, midis acidit dhe bazës së djersës së krijuar. Prishja e këtij  pehashi krijon mundësitë për  zhvillimin e mykut të këmbëve. Këto quhen hepidomofeti, ose kërpudha.
 
Në cilën pjesë të  këmbës shfaqet më shumë myku ?
Myku fillimisht shfaqet midis gishtave të këmbës  pasi ajo është edhe pjesa që djersitet më shumë.
 
Cilat janë shenjat e tij ?
Shenjat e mykut janë vendosja e një cipe të bardhë, skuqja e hapësirave midis gishtërinjve dhe pastaj të çarat në këmbë. Njerëzit si rezultat i kësaj patologjie fillojnë edhe ankohen për dhimbje dhe djegie. Kjo është faza  e parë e zhvillimi të sëmundjes.
 
Nëse myku i këmbëve ka hyrë në organizëm çfarë shkakton?
Nëse myku, kërpudha kanë hyrë në organizëm, fillojnë edhe shfaqen probleme dhe shenja të alergjizimit. Kur myku ka hyrë në organizëm problemet me të fillojnë të shfaqen edhe te duart. Në  mjekët ndjekim në këtë rast  parimin “ Kur një pacient ankohet nga duart pyete për këmbët”.
 
A mund të transmetohet myku i këmbëve nga një person te tjetri  ?
Po. Pasi, ndodh që një person,  i cili vuan nga myku të infektojë edhe personat e tjerë të familjes. Kjo ndodh pasi ne në shtëpi na ndodh që të ngatërrojmë edhe pantoflat e njëri – tjetrit. Në momentin që pantoflat i vesh personi tjetër i familjes  edhe ai merr infeksion, pasi myku është një sëmundje lëkure që përhapet nga një person te një tjetër.

Edhe pse personi tjetër nuk mund të ketë djersitje të këmbës, mund të jetë një njeri shumë i rregullt, që përdor sandale, që i lan këmbët, por e merr mykun nëpërmjet rrugës së sipër përmendur.  Prandaj te “gabi” çdo gjë mund të blihet, por këpucët nuk blihen. Kjo sepse çdo gjë tjetër mund të dezinfektohet, këpucët jo, pasi nuk ke si ta dezinfektosh. Përveç kësaj, këpuca e re pasi e përdor merr formën e këmbës.

Ndryshe e merr për  X-in dhe ndryshe për Y-nin, pastaj kalojmë në probleme të tjera, si janë ato të kallove dhe të deformimit. Por, këto këpucë që blihen te “gabi” mund të kenë edhe myk, myk i cili mund të kaloj pastaj edhe te personi që i ble dhe i përdor ato. Prandaj, e mira është që për këto mallra që shiten te gabi, të krijohet një qendër dezinfektimi  dhe mbasi këto mallra të gjitha të kenë hyrë në këtë qendër dezinfektim, të marrin miratimi për tu shituar.

Nuk ka rëndësi se kush e kontrollon, bashkia apo ministria rëndësi ka që ta kontrolloj një institucion. Ka edhe myqe të tjerë që merren nëpërmjet rrobave, por ato zjehen dhe hekurose dhe myku largohet, por për këpucën nuk ke çfarë të bësh.
 
Si parandalohet myku ?
Për profilaksinë e mykut, që sëmundja të  mos shkojë në ekstremet e saj, ajo që duhet të bëhet për parandalimin e  mykut është higjiena në radhë të parë, çdo njeri duhet  të lajë këmbët . Në rast se do shikojmë shenja të djersës mund të përdori solucionone kundër djersës. Për këtë janë të këshillueshme solucioni i kastelanit dhe i betadinës. Në këtë rast në një farë mënyrë i paraprin sëmundjes .
 
Si trajtohet myku, ku ai tashmë është shfaqur ?
Në mjekësi thuhet është më mirë të parandalosh, se sa të trajtosh. Kur sëmundja  ndodhet në fazë të avancuar, me shenjat si vendosja  e një cipe të bardhe, me skuqje dhe me çarje, nëse personi ka arritur në këtë fazë është e domosdoshme që të vizitohet te mjeku. Të mjekohet me medikament që janë kundër alergjisë dhe pastaj bëhen banjo të këmbëve me permaganat. Më pas fshihet këmba me një peshqir, lyhet me një solucion, betadinën ose kastelanin dhe mbasi thahet lyhet me një pomadë kundër mykut.
 
Çfarë është e këshillueshme për personat që u djersiten këmbët ?
Për personat që u djersiten këmbët, sidomos për ushtarakët e mira është të përdorin pudër antimykotike, kjo ka dy efektet e para mban këmbën e thatë dhe e dyta nuk lejon fillimin dhe zhvillimin e rritjes së mykut.  Me përdorim e pudrës në një farë mënyre  është ulur risku që të krijohet myku.
 
Çfarë pasojash sjell myku i këmbëve, nëse nuk kurohet ?
Një nga arsyet që krijohet myku është hiperdjersa e këmbëve. Hiperdjersa ndodh  te profesionet, si te ushtaraket, policet, pra te personat që mbaj këpucë  për një kohë të gjatë. Kjo është edhe profesionale me tepër, pasi ka disa lloj shkaqesh te formimit të mykut. Po ti bësh një renditje formimi të mykut në një ndër to është profesionale siç janë personat e detyruar që të mbajnë këpucë. Por, shfaqja te disa persona për mungesë higjiene ose për dembellëk ose e kanë vetë në natyrën.

Prandaj, në radhë të parë është higjiena, te personat që kanë mungesë higjiene është shumë e vështirë që të largohet myku, pasi mund ta mjekosh atë, por ai do shfaqet përsëri pasi këta persona sërish  nuk do mirëmbajnë veten. Pastaj kalojmë të ekzemat mykotike. Këto ekzema mund edhe te infektohen  dhe të bëhet ekzema e mykut të infektuar.

Këshilla juaj për personat që vuaj nga myku i këmbëve ?
Këshilla është që ta parandalojnë mykun pa u shfaqur ai, në momentin që ti nuk e ke bërë dhe kanë filluar të shfaqen shenjat e sipërpërmendura atëherë është mirë të drejtohesh te një mjek dermatolog, për të bërë ekzaminimin e duhur  të sëmundjes dhe të marrë mjekimin e duhur. Arsyeja që duhet të vijë të mjeku është pasi sëmundja mjekohet sipas fazës, pasi sëmundja ka disa faza, ndryshe mjekohet fazën parë , ndryshe fazën e dytë  dhe kështu me radhë.
 
Po rastet e moskurimit apo kurimit të gabuar, çfarë mund të sjellin?
Moskurimi apo kurimi i gabuar, që njerëzit shkojnë vetë në farmaci dhe thonë më jep filan ilaç, apo filan pomadë, mund ta përkeqësojnë mykun. Moskurimi bën që myku të kthehet kronik dhe të jetë më e vështirë për tu trajtuar. Gjendja e tij kronike përveçse bën më të vështirë kurimin, ka dhe kosto më të larta financiare.
 
Këpucët më të këshillueshme për tu mbajtur tani  ?
Këpucët më të këshillueshme janë sandalet, këpucët me vrima dhe përdorimi i çorapeve të pambukut. Pasi sintetiket janë armiku i lëkurës, pasi duke mos u ajrosur lëkura krijohet hiperdjersitje.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS