Mynyr Koni letër publike Ramës: 4 persona pengojnë funksionimin normal të UT-së

Mynyr Koni letër publike Ramës: 4 persona pengojnë funksionimin normal të UT-së

Mynyr Koni dhe Edi Rama

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit, Besa Shahini, gjithë personelit akademik dhe studentëve të UT, lidhur me procesin e zgjedhjeve në universitet. Në letër, Rektori shpreh shqetësimin se më 21 maj është zhvilluar, sipas tij, një pseudombledhje në Godinën “Liria”, nga një grup senatorësh të Senatit Akademik të UT.

Ky reagim ka ardhur pasi Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka shpallur të pavlefshëm vendimin e tij për shkarkimin nga puna të Majlinda Keta kryetare të  KIZ si dhe të personelit akademik, Bernard Dosti, Oriona Muccollari, Ardian Doka dhe Eglantina Gishti.

Koni thekson se është njoftuar për këtë mbledhje më 14 maj dhe një ditë para se të zhvillohej, më 20 maj, iu ka dërguar një letër të gjithë anëtarëve të Senatit Akademik, duke iu sqaruar hollësisht arsyet pse kërkesa e paraqitur nga Artur Sula nuk ishte kompetencë e Senatit Akademik.

Ndër të tjera ai thotë se është e qartë që Dhori Kule, Artan Hoxha, Artur Sula dhe Edmond Rapti, prej 4 vitesh, në mënyrë të përsëritur, në shkelje flagrante të ligjit të arsimit të lartë 08/2015 dhe të shumë akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi; të mbështetura edhe nga Bordi i Administrimit dhe Administratori i UT, kanë përdorur të gjitha rrugët dhe metodat për të penguar funksionimin normal të institucionit të Universitetit të Tiranës.

( Kliko këtu ) Letra e plotë 

( Kliko këtu ) Letra e plotë 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit