Mziu i lumtur për fitoren 'spektakolare': Me liderin Basha, Shqipëria në Bashkimin Evropian shumë shpejt
Deputeti i Zgjedhur i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu dhe kreu i PD, Lulzim Basha
Deputeti i Zgjedhur i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka reaguar i kënaqur lidhur me fitoren “spektakolare” të Lulzim Bashës në qarkun e Dibrës.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Mziu shkruan se dibranët besojnë tek lidershipi i Bashës, duke shtuar se ai mori 95% të votave në këtë qark.
Ai nuk ndal ritmin e lavdeve, duke thënë se kryetari i tij ka fituar “bindshëm” në rang vendi dhe se demokratët e Shqipërisë besojnë tek platforma e tij.
Përveç “lumturisë së fitores”, Mziu nuk mund të fsheh edhe shpresën se një ditë Basha mund të jetë kryeministër.
“Me liderin Basha, Shqipëria në Bashkimin Evropian shumë shpejt”, shkruan Mziu në fund të postimit të tij.
Ditën e djeshëm janë zhvilluar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, për kreun e saj.
Në garë ishin Lulzim Basha, Fatbadh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.
Fituesi i garës, nuk ishte një surprizë dhe për të tretën herë radhazi në krye të Partisë Demokratike do të jetë, Lulzim Basha.
Përballjen e radhës kundër Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, demokratët do ta bëjnë sërish me Lulzim Bashën, edhe pse vijnë nga 4 humbje radhazi.
Lulzim Basha fitoi garën me 81% të votave, ndërkohë që pas tij më i votuari ndër kandidatët ishte renditur Agron Shehaj me 14.8%.
E treta në garë me 2.4 % të votave ka rezultuar kandidatja, Edith Harxhi, ndërsa i fundit me 1.8% doli Farbardh Kadilli.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.9%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2956
Lajme të tjera
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Renditja/ Korabi fiton 5-1 kundër Luzit në ndeshjen e prapambetur, Kategoria e Parë mëson skuadrat që luftojnë për elitën
24 Prill, 16:57
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
Në kërkim nga Italia për prodhim dhe shitje droge, pranga 39-vjeçares në Dibër
23 Prill, 11:19
-
"Kapriçot e motit", bora dhe ngricat e prillit dëmtojnë pemët e lulëzuara! Agronomi në Dibër: Pritet rënie e prodhimit me 20%
22 Prill, 16:08
-
Dëbora zbardh stadiumin, shtyhet ndeshja e Kategorisë së Parë
21 Prill, 15:43
-
FOTO/ Puka mbulohet nga dëbora, bardhësia zbukuron qytetin
21 Prill, 12:18
-
Kongresi amerikan miraton konfiskimin e aseteve ruse për Ukrainën! Basha: Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë
20 Prill, 22:23