Në fytyrat tona jetojnë e rriten
disa merimanga mikroskopike

Në fytyrat tona jetojnë e rriten<br />disa merimanga mikroskopike
Të gjithë mendojmë që fytyra është pjesa e pastër e trupit të njeriut për shkak të kujdesit të veçantë që i kushton gjithsecili prej nesh. Por, një studim i fundit tregon të kundërtën.

Pothuajse të gjithë ne kemi krijesa mikroskopike që jetojnë në lëkurën e fytyrës sonë.

Ne nuk mund t’i shohim ato, por ato janë aty dhe ne shpesh i ndjejmë kur nga kruhet lëkura.
Ato janë krijesa mikroskopike me tetë këmbë dhe kanë pamjen dhe formën e merimangës. Ato kalojnë të gjithë jetën në fytyrën tonë, ku ushqehen, shumohen e në fund vdesin.

Sipas disa studiuesve në SHBA ato nuk janë të dëmshme. Madje, prej tyre një grup shkencëtarësh kanë hedhur idenë se mund të zbulohet origjina dhe prejardhjes së njeriut në Tokë.

Këto gjallesa janë dy llojesh:Demodex folliculorum dhe D. brevis. Ato klasifikohen në familjen e shumëkëmbëshave dhe të afërmit e tyre më të afërt janë merimangat dhe kërshpushat.

Demodex folliculorumjetojnë në poret e lëkurës, ndërsa D. brevis. jetojnë në thellësi të lëkurës në gjëndrat dhjamore.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë