Në kabinetin “Rama”, “Gruaja e
guximshme”, Bardhylka Kospiri

Në kabinetin “Rama”, “Gruaja e<br />guximshme”, Bardhylka Kospiri
TIRANE- Kryeministri i vendit Edi Rama është shquar për risitë e tij, teksa ka përfshirë në qeverisjen e vendit të gjitha grupet e interesit, të përndjekurit, ish-pronarët, por dhe përfaqësues të shtresës të invalidëve. Kështu në qeverinë “Rama” do të bëjë pjesë edhe një prej aktivisteve më të njohura për ligjet dhe të drejtat mbi personat me aftësi të kufizuara.

Bardhylka Kospiri do të ketë rolin e zëvendësministres së Mirëqenies dhe Rinisë në kabinetin “Rama”. Në vitin 2010, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Xhon Uidhers, i dorëzoi çmimin “Gruaja më e guximshme” Bardhylka Kospirit, Drejtoreshë Ligjore e Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Paaftësisë, se “është një eksperte në fushën e aksesit për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe një kontribuese kyçe, në formulimin e rregullave mbi to”.

Kospiri dhe Fondacioni Shqiptar i të Drejtave të Paaftësisë kanë qenë  udhëheqës në avokatinë, lobimin, përshtatjen, zbatimin e politikave dhe legjislacionit, që kanë lidhje me aftësitë e kufizuara. Kospiri ka qënë edhe kandidate për deputete në kohën kur Erion Veliaj drejtonte G99.

veliaj

(Ne foto: Erion Veliaj me 2 zv/ministret, Gentjana (Mara) Sula dhe Bardhylka Kospiri)


Zv/ministrja tjetër Gentjana (Mara) Sula vjen nga shoqëria civile. Ajo është doktorante pranë Universitetit të Tiranes mbi barazinë në arsim, mban titullin Master në Administrim Biznesi dhe është diplomuar në degën Biologji, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale.

Genta ka një eksperiencë pune 15 vjeçare në hartimin, administrimin, mbikëqyrjen dhe vlerësimin e programeve për reformat arsimore, si dhe ka punuar me Bankën Botërore dhe UNICEF. Në fokusin e punës së saj si zëvendësministre është reforma në arsimin profesional.

Shkrimi u publikua sot (05.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë