Manastirliu shkarkon burrin e zv/ ministres! Aurel Voda kërkon falje pasi lëshoi gojën: Kam qenë mbrojtësi i taksapaguesve shqiptar

Manastirliu shkarkon burrin e zv/ ministres! Aurel Voda kërkon falje pasi lëshoi gojën: Kam qenë mbrojtësi i taksapaguesve shqiptar

Aurel dhe Rovena Voda

TIRANE-Shkarkohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Parësor Spitalor, Aurel Voda, i cili është burri i zv/ ministres së Brendshme Rovena Voda.

Lirimi nga detyra është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për shkak të fjalorit të ulët në rrjetet sociale.

Për Manastirliun reagimi është i patolerueshëm dhe ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.

"I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë.

Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë" shkruan ajo.  Aurel Voda një lajm të publikuar nga një faqe online, ku kreu i LZHK-së Shehi shprehej se nëse nuk hapen negociatat, PD-ja do të niste protestat komentonte “Na plasi ka*i” dhe kjo i ka kushtuar vendin e punës.

 

Komenti i Aurel Vodes qe i kushtoi vendin e punes

Disa nga komentet në rrjetet sociale
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:20
Aurel Voda kërkon falje pasi lëshoi gojën: Kam qenë mbrojtësi i taksapaguesve shqiptar


Pasi u shkarkua nga detyra e drejtorit të Shërbimit Parësor Spitalor, Aurel Voda, i cili është burri i zv/ ministres së Brendshme Rovena Voda, ka ardhur edhe një reagim nga ana e tij.

Po në rrjetet sociale, Aurel Voda ka kërkuar falje publike për të gjithë qytetarët si dhe ka thënë se ka në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot ka mbushur plotë 6 vjet në këtë detyrë. Sipas Aurel Vodës, ai ka qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptarë.

Në fund Voda shton se u kërkon falje edhe familjarëve të tij duke thënë se pavarësisht gjithçkaje treni nuk do të ndalet për një person.

Reagimi i plotë i Vodës:

JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare.
Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH.
Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja.
Iu kërkoj falje edhe atyre.
Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardian Domi: 24/07/2021 06:28

    Në shqiperi vjedhin miliona miliarda euro.....kan futur në errest shtepie një person për 1000 euro edhe një ark me peshk....Nuk Po e kuptoni qè doshin me i hequr nga vendi punes....në kemi presidentin që nuk del dot nega vendi se è rrasin ne burg...majtas djathas jan mafiosa puro.....heqin nga puna burrin se ka folur fjal te pista....nji mashkull që trupi i punon me gjak kur te tjeret të shajnë gruan...mund ti shpetojnë llafe.....informohuni pra se të komentoni....se kush èshtë Rovena Voda....

    Përgjigju
  • Emigrant larg llumit: 23/10/2019 15:11

    Zot të faleminderit 1000 herë që nuk jetoj në vëndin e llumit, ku krimbat dhe larvat bëhen drejtor dhe troiat ministre, zv/ministre e drejtoresha. Burrë pervers deri në rrënjë.

    Përgjigju
  • Rreli: 23/10/2019 14:05

    Tani dhe ne na plasi per ty qe t hoqen , eshte e rrumbullaket bota o trangull ashtu sic t plasi ty dje do na plasi dhe ne sot

    Përgjigju
  • Proka: 23/10/2019 13:55

    Edhe ky iku per leshe pa pire uje(Voda) eshte fjale sllave qe ne shqip do te thote UJE. Fjalori i rrugeve eshte bere shkel e shko ne rrjetet sociale. Ne te shumten e rasteve njerezit e pacipe deshtojne nga veprimet e tyre shizofrene qe kane ne shpirte,mjafton nje situate tejet e thjeshte, eksplodojne dhe nxjerrin helmin qe kane mbrenda.

    Përgjigju
  • Faik: 23/10/2019 13:45

    Gjithë Zorraxhinjtë dhe Zogjtë e HALEVE nga Shkodra Punojnë në INSTITUCIONET e Shtetit Shqiptar !!!! O Nëne O Nëne edhe Edvin Rama që kishim PRITSHMËRI Absolute e mbushi ADMINISTRATËN e SHTETIT me RRUGEÇË , HORRA dhe HAJDUTË Njësoj si KRRIMINELËT dhe KRYEBANDITËT e PDsë dhe LSI HAJDUTËRISË !!! O ZOT Ndihmoji Shqiptarët nga Politikanët DOBIÇA dhe HORRA të këtyre 29 Viteve Pisëllik dhe Maskarallik !!! RRUGAÇI nga Shkodra e Krimit të MOS Punojë më në SHTET me atë FJALOR prej HALABAKU dhe RRUGAÇI !!! Biles pêr mua Personalisht Edvin Rama duhet tja heqi nga Puna edhe Gruan Zv Ministre të Brendshme , sepse edhe ajo duhet të mbajë Përgjegjësi Morale për BURRIN RRUGAÇ dhe PLEHRË që ka në Shtëpi

    Përgjigju
  • petro: 23/10/2019 12:29

    albanistoni vendi i cudirave ku kriminrli bohet president

    Përgjigju
  • Genci: 23/10/2019 11:51

    Vete drejtor, gruja zv ministre, kalamajt atashe mesiguri. Te gjithe nje soj jane nga shpellari vicidolit , shemtirat presidenciale e deri ke gjatoshet ram-lal er

    Përgjigju
  • Ai që ta.....: 23/10/2019 10:57

    Po mos u ankoni se niveli intelektual në shqipëri ky eshte, vete i keni vënë në ato poste. Deputete, ministra e zv, prokurorë e gjykatës, kryetarë partie e bashkie, mësues e drejtorë shkollash (që janë laureuar për BIOMI "biokimi" ) shesin men kush ka më shumë like në fcb sesa kush ka lexu më shum libra, që në shqipëri po të lexosh libra të thojnë: gjynof, eshte budalla i shkreti, lexon. Lene mos e luj.

    Përgjigju
  • Ariu: 23/10/2019 10:41

    Po pse o i shkret e the atë llaf hajde tani e duro që Rovenës ti bëjnë derman dynjaja se ti ngele pa gjë se e plase për politikën e Dash Shehit.. O Zoot dhe ky ishte drejtor...

    Përgjigju
  • Gjykatesi: 23/10/2019 10:28

    Kane uzurpuar zyrat e administrates tere rrugacet edhe barbonat duke menduar se jane te paprekshem. Ik bej llogje Facebook-u nga qebaptorja e lagjes tani derisa te ta rregulloj gruaja postin tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale