Naço: Gjyqtarët si Sudja, KLD
bunker..kthim në shinat e ligjit!

TIRANË - Një pjesë e gjykatësve shqiptarë janë kthyer si ish-firma piramidale “Sude” duke fshehur pasuritë të cilat i kanë vënë në mënyrë abuzive dhe të pajustifikueshme. Kjo deklaratë e fortë është bërë nga Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili sipas Naços duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet mbrojti gjyqtarët me shkelje, e një ndër ta ishte dhe Gjin Gjoni, gjykatësi i Apelit dhe njëherësh anëtr i KLD-së, i paditur nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të pasurive për fshehje pasurie me vlerë 2 milionë euro.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë vulosi haptazi qëndrimin në kundërshtim me interesat e publikut për të pasur drejtësi funksionale, pranoi bashkëfajësinë e vet për gjendjen skandaloze ku gjendet sistemi i drejtësisë. Shfajësimi i gjyqtarëve që skandalizuan opinionin publik me fshehjen e pasurisë është fakt se sistemi i drejtësisë është kthyer në një rrjet ku gjyqtarët mbrojnë njëri-tjetrin në kundërshtim me ligjin"  tha Naço në një konferencë për mediat nga Ministria e Drejtësisë.

Naço ishte i drejtëpërdrejtë duke deklaruar se në këto kushte kur KLD-ja është kthyer në një bunkier, qeveria nuk do të bashkëpunojë më me Këshillin e Lartë të Drejtësisë i cili qëndron në anën e gjykatësve të korruptuar.

"Duke gjykuar vendimiarrjen e djeshjme flagrante, qeveria s’është më në kushtet për të bashkëpunuar me ketë KLD. Limitet që ka ekzekutivi në drejtësi janë akoma më të mëdha prandaj do i kalohet Parlamentit, i takon atyre të caktojnë se çdo të bëjnë me anëtarët e KLD, do mbyllin sytë duke mbajtur turpin e KLD, apo do ndahem nga kjo vendimarrje”, -shroi Naço.

I pyetur se sa kohë do të duhet që të ndryshojë kjo situatë, Naço u shpreh se në momentin e parë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të çbunkierizohet duke i bërë mbledhjet transaprente me zë e figurë për qytetarët, dhe jo me dyer të mbyllura, atëherë sipas ministrit edhe rezultati i votimeve nuk do të jetë si në rastin e mbledhjes së fundit ku votimi ishte 11 me 1 në favor të gjykatësve me shkelje.

“Fytyra e sitstemin tonë gjyqësor ka fytyrën e KLD-së, me dyer të mbyllura do kemi mungesë informacioni”, u shpreh Naço. 

Ndërsa i pyetur nga A1 REPORT se ç’qëndrim mban ndaj deklaratës së Presidentit Nishani se “gjyqtarët para se të shkojnë në punë kalojnë nga prokurorët dhe avokatët”, Naço iu përgjigj: I bashkohem deklaratës, por do kërkoj bashkëpunim më të ngushtë që këto që themi me fjalë ti themi dhe me vepra, ti themi me votë. Të kuptohet si qëndron njëri dhe tjetri”.

Për të denoncuar çdo padrejtësisë që qytetarët hasin në dyert e gjyqësorit dhe kur gjyqtarët mbrohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë ministri Naço duke ofruar numrin e tij të celularit ftoi qyetarët të denoncojnë çdo shkelje.

Cfare ndodhi ne mbledhjen e djeshme te KLD-së

Cuci: I bashkohemi thirrjes së ministrit Naço
Qeveria ka mbështetur plotësisht ministrin e Drejtësisë, Nacip Naço për të çuar deri në fund luftën kundër korrupsionit. Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Cuci në deklaratë për mediat tha se “i bashkohemi thirrjes së ministrit Naco për rastin e gjyqtarit Gjin Gjoni”.

“Duhet t’i drejtohemi deputetëve për të vendosur se cfarë do të bëhet me përfaqësuesit e gjyqësorit. Vendimi i KLD-së për gjyqtarin Gjin Gjoni, i paprecedentë”, tha Cuci