Naço:Ndëshkoni gjyqtarët pa etikë
Cefa: I keni akuzat të pabaza

Naço:Ndëshkoni gjyqtarët pa etikë<br />Cefa: I keni akuzat të pabaza
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço edhe njëherë ka theksuar se monitorimi i sistemit të drejtësisë ka një rëndësi të veçantë për të evidentuar gjyqtarët e aftë dhe të paaftë, si dhe largimin e gjyqtarëve të korruptuar. Gjatë një seminari me temë ‘Inspektimet mbi etikën Gjyqësore’ i organizuar nga OPDAT dhe Ministria e Drejtësisë, Naço ka theksuar se prioritet i qeverisë është rritjen e transparencës së proceseve gjyqësore.

“Përgjegjshmëria e sistemi gjyqësor ka rëndësi të madhe për të respektuar të drejtat e njeriut..  Duhet një sisitem drejtësie i paanshëm. Ne duhet të rikthejmë besimin tek sisitemi i drejtësisë. Nevojitet më shumë punë, sa i përket monitoirmit të gjykatave dhe ndëshkimin e gjyqtarëve që shkelin parimet. Ne si qeveri jemi duke organizuar një konferencë kombëtare për sistemin gjyqësor. Sistemi gjyqësor duhet të ndahet nga interesat e veta e të kthehet në një sistem që ka vlera”, ka theksuar ministri i drejtësisëë Nasip Naço.  

“Refoma në drejtësi është një proces kompleks dhe i përbërë nga qindra elementë kovergjentë. Inspektimi me efikasitet i gjykatësve është sigurisht një nga këto elementë, etika është gjithashtu një nga parimet qëndrore dhe duhet respektuar. Për këtë arsye dëshiroj që ky seminar jo vetëm të sjell reflektim, por edhe veprim konkret, të cilat bëjnë të mundurrealizimin e ndryshimeve që presim”, ka thënë zv.ambasadori i SHBA.

Ndërkohë nënkryetari i Këshilit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa tha se politika të mos ndikojë proceset gjyqësore

“Procesi gjyqësor duhet të zhvillohet jashtë çdo ndërhyrje të pajustifikuar dhe paautorizuar. Duhet të ruhet pavarësia e institucioneve gjyqësore, dhe politika të mos ndërhyjë në proceset gjyqësore. Sjelljet jo etike përbëjnë një problem për të cilët duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë. Duhet të përpiqemi të ruajmë standardet na ruajtjen e etikës në gjyqësor. KLD krahas masave ndëshkuese për gjyqtarët mban parasysh edhe rastet e shkeljes së etikës. Persona të caktuar të veshur me pushtet publik qoftë edhe gjykatës e prokurorë sillen si të plotfuqishëm, sikur kanë në dorë fatet e njerëzve, kur në të vërtetë nuk është kështu”, ka thënë nënkryetari i Këshilit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap