Naftëtarët e Ballshit refuzojnë një pagë: I duam të treja...jo lëmoshë! Pas 13 ditëve pa ushqim, lënë grevën dy punëtorë të Poçemit (VIDEO)

BALLSH- Njëzëri naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kanë refuzuar të tërheqin nga llogaria bankare pagën e një muaji të depozituar ditën e sotme, duke u shprehur se nuk do të pranojnë asnjë negociatë pa kaluar tre pagat, të muajve tetor, nëntor dhe dhjetor. Të zemëruar ata janë nisur drejt portës së uzinës ku kanë tentuar të futen me forcë, ku janë ndaluar nga organizatorët e grevës së urisë. Pas një debati mes tyre ata kanë deklaruar se do të rikthehen sërish nesër. Përfaqësuesi i tyre Sokol Duataj thotë se nuk do ta hapin celularin deri në momentin kur do të kenë kaluar të treja pagat, për të negociuar më pas për të ardhmen e rafinerisë. Ai shprehet se pas vdekjes së Artan Voshtinës, kolegut të tyre i cili u përcoll për në banesën e fundit një ditë më parë, zemërimi i naftëtarëve është rritur akoma më shumë.

"Ne ditën e djeshme kemi pasur telefonata për t'i dhënë zgjidhje situatës, por duke qenë se ditën e djeshme ne kemi përcjellë për në banesën e fundit shokun tonë, situata është tejet e agravuar. Gjendja është shumë e acaruar duke mos pasur një zgjidhje konkrete, sepse nuk kërkojmë lëmoshë. Të dyjat palët t'i japin një zgjidhje këtij problemi", thotë Dautaj.

Për të paga e vetme që ka kaluar është thjesht një lëmoshë që do ta refuzojnë për sa kohë nuk përmbushet e gjithë kërkesa e tyre. Ai tregon se prej ditësh në banesat e tyre nuk ka energji elektrike pasi nuk kanë shlyer detyrimet.

"Ne nuk kemi nevojë për një pagë. Kemi kërkuar tetorin, nëntorin dhe dhjetorin, nuk e kemi kërkuar janarin dhe shkurtin. Kemi kërkuar tre muaj dhe ata nuk do të na joshin me një pagë. Nuk do ta tërheqim. Unë mendoj se mesazhi është shumë e qartë. Të gjithë punonjësit në grupet kur flasin kanë halle nga më të ndryshmet. Ka shumë familje pa drita, ka të tjera me borxhe dhe me kredi. Të tjerët kanë fëmijët në shkollë të lartë. Të paktën të mos na ndërpresin dritat. Nuk ulemi ne pa u dhënë tre pagat. As nuk i hapim telefonat. Kemi kërkuar garanci nga shteti. Shteti duhet të ndërhyjë, le ça thonë ata që është privat. Dje kam kontaktuar me Poçemin. Kanë marrë ofertë që nga data 1 mars do i kalojë OSHEE-së, por i mbetet rafinerisë sonë. Nuk e di çfarë do bëhet", thotë përfaqësuesi i naftëtarëve të Ballshit.

Greva vijon në ditën e nëntë të saj, ku naftëtarët vijojnë të mbajnë shiritin e zi në shenjë nderimi për kolegun e tyre të ndjerë.  Artan Voshtina ndërroi jetë dy net më parë si pasojë e një ataku në zemër. Ai mori pjesë në tubimin paqësor që u zhvillua në mëngjesin e të dielës në qendër të Ballshit për rreth 30 minuta dhe më pas u kthye në shtëpi. Në mbrëmje zemra e tij ndaloi së punuari. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:45
Përkeqësohet gjendja shëndetësore pas 13 ditëve, dalin nga greva dy nga punonjësit e Poçemit (VIDEO)

Dy punonjës të  stacionit të pompimit të Poçemit kanë dalë nga greva e urisë për shkak të gjendje të rënduar shëndetësore. 

Përfaqësuesi i grevistëve thotë se gjendja e grevistëve është rënduar. Ai shprehet se ndonëse grevistët kanë deklaruar se do të qëndrojnë deri në vdekje në grevë urie, nuk mund t'i lënë të qëndrojnë në atë gjendje. "Gjendja sa vjen e rëndohet. Ka filluar dehidratimi. Dy i kemi nxjerrë nga greva. Kemi dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë. I nxorëm me forcë se nuk pranonte të dilte. Ata duan të sakrifikojmë por ne nuk mund t'i lëmë të vdesin", thotë ai.

Ndërkohë që njëri prej grevistëve që ka dalë dje nga ambienti ku qëndronte prej 13 ditësh përlotet teksa thotë se familja e tij prej 5 pjesëtarësh mbahen prej rrogës së tij.

"Mbrëmë nga ora 8 e darkës pata shqetësime. Tension të ulët, 9 me 5. Erdhën mjekët mbrëmë por tani u përkeqësova prapë. Familja më ka thënë të dal, por unë nuk dal për arsye ekonomike. Jemi 5 pjesëtarë që mbahemi me këtë punë. Vetëm premtime kemi deri tani, po luajnë me shëndetin tonë. Do shkojmë deri në vdekje. Këtu do mbytemi. Kjo qeveri të marrë masa. Jemi 11 burra shtrirë aty po vdesim", thotë grevisti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 26/02/2020 03:13

    GABIMI I PA FALSHEM I KUVENDIT # 1 I ligjeve teparlamentit eshte pagesa e puntorit brenda afatit te caktuar si eshte ne. USA ne te kunder ten punedhensi futet ne burg

    Përgjigju
  • Tosi: 25/02/2020 16:21

    Po merret Nafije dybeku me ju, sa te shese nja 4 shufra ari te floririt te Krrabes do ju jape rrogat. Nafijen nuk s ze gjumi pa marre pagat ju.

    Përgjigju
    • Patosi: 25/02/2020 23:10

      Robt o tosi ku ti kesh.qenke shpirt kazme o robs m.uti. ata rrezikojne jeten e ti tallesh o prags.Mutmuti qenke.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë