Naftëtarët e Ballshit në ditën e tretë të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore! Në mbështetje u shkojnë dhe punëtorët e Stacionit të Pompimit në Poçem (VIDEO)

Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë sot në ditët e tretë të grevës së urisë. Ata janë shprehur se askush nga kompania apo nga shteti nuk është interesuar për ta. Gjithashtu disa prej tyre kanë shfaqur probleme shëndetësore si dhimbje koke , tension etj. Naftëtarët ankohen se edhe Spitali Ballshit nuk është interesuar për shëndetin e tyre.

Grupi i grevistëve  po mbështetet edhe nga punëtorët e stacionit te pompimit të Poçemit, pasi edhe ata kanë paga te prapambetura. Punëtorët e Stacionit të pompimit të Poçemit kanë ardhur për t'i mbështetur, por ende nuk është vendosur nëse edhe ata do të futën në greve urie.

vijon..

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:22
Grevës së naftëtarëve u bashkohet punonjësi i Poçemit: Kemi mbi 20 paga pa marrë (VIDEO)

Grevës së naftëtarëve u është bashkuar dhe një punonjës i nënstacionit të Poçemit. Arben Aliaj thotë se punëtorët kanë më shumë se 20 paga që nuk i kanë marrë.

"Unë jam Arben Aliaj, jam ish-punonjës i nënstacionit të Poçemit dhe kam ardhur të mbështes grevën e naftëtarëve. Ata kërkojnë pagën dhe djersën e tyre. Të njëjtën kërkojmë dhe ne të nënstacionit të Poçemit, kërkojmë pagat e prapambetura. Si gjithë naftëtarët dhe ne jemi pjesë e uzinës. Kemi mbi 20 paga pa marrë. Ai objekt është i uzinës dhe sot kanë mbajtur vetëm disa prej punonjësve ndërsa të tjerët i kanë flakur në rrugë. Sot kam ardhur në mbështetje. Aktualisht jam papunë. Na kanë premtuar 7 paga ndërsa për të tjerat na thanë që do negociojmë por aktualisht nuk na kanë dhënë asgjë" - tha Aliaj.

Ora 11:09
Kreu i sindikatës: Naftëtarët kanë shfaqur problemet e para! Disa janë me sëmundje kronike (VIDEO)

Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh se naftëtarët kanë filluar të shfaqin shenjat e para të lodhjes për shkak të mosushqyerjes.

Ai thotë se shumë prej tyre janë me sëmundje kronike.

"Sot është dita e tretë e grevës së urisë. Kanë filluar shenjat e para, dhimbje koke pasi një pjesë e naftëtarëve janë me probleme anësore. dikush me diabet apo me zemër. Ambienti është i vogël. Ne do të vijojmë grevën derisa nuk ka asnjë reagim nga shteti. Ne në momentin që flasim duhet të ishim në punë. Në datën 7 i bie të marrim rrogën. Ku është pronari? Në kohë pandemie, kryeministri Rama iu drejtua pronarëve duke thënë që të shisnin vilat, makinat e byzylykët për të paguar punëtorët. Ne kemi një pronar, atë e di shteti. Nuk kemi probleme se kush është pronari. Të jetë kush të dojë, mjafton të mikëqyret nga shteti. Ne i drejtohemi shtetit që mos ta dalim në rrugë" -tha Dautaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit