Një ditë pas akuzave të forta për mikrofonin e ‘Report TV’ nga trajnerët e shkarkuar të klubit të volejbollit Studenti, shefi i klubit Blendi Nallbani, tregon për të kundërtën. Fillimisht Nallbani hodhi poshtë akuzat për mospagimin e pallatit të Sportit Asllan Rusi, duke treguar kontratën e firmosur për një sezon me drejtorin e kësaj godine. Ndërkohë lidhur me motivin e heqjes së tyre nga puna Nallbani shprehet:
“Pallati i sportit Asllan Rusi dhe Feti Borova nuk janë për të luajtur futboll dhe kalçeto. Futbolli luhet te fushat e kalçetos dhe luhet edhe në stadium.”
Dy trajnerët e shkarkuar, Agim Reka dhe Altin Demi, nën një zë bënë edhe një akuzë tjetër:
“Me ardhjen e këtij drejtori volejbolli mori tatëpjetën që në vitin e parë. Duhet të merret trajneri me gjetjen e autobuzit, gjetjen e biletava e të tjera. Trajneri është specialist nuk ka lidhje më këto.”
Për këtë Nallbani u përgjigj:
“Nuk është serioze që trajnerët të mos marrin pjesë në seansat e stërvitjes. Është turp I madh që një nga trajnerët e volejbollit nuk shko në ndeshje kur ekipi udhëton në rrethe. Kanë dy vite që janë aty dhe janë eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, nuk kanë marrë asnjë kampionat.”
Ndërkohë në fund Blendi Nallbani bëri edhe një thirrje për dy trajnerët që pretenduan se edhe atletet e volejbollistëve janë blerë me shpenzimet e tyre:
“I bëj thirrje miqësisht edhe topat ti kthejnë që mos të bëhet teatër. Sot po e kuptoj që sa fort e paska dash ekipin pasi ka dy dit që ekipi stërvitet dhe nuk kanë topa.”
Blendi Nallbani majtas dhe djathtas Agim Reka e Altin Demi
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.8%
-
Pak
9%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 3168
Lajme të tjera
-
'Truri i operacionit' për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë, arrestohet në Spanjë 40-vjeçari me 3 emra
30 Nëntor 2022, 20:45
-
Taekwoondo, tetë medalje në Zvicër për klubin 'Studenti'! 14-vjeçarja Likometi për Report Tv: S'ndalem me kaq, dua Botërorin
23 Qershor 2022, 13:09
-
Pengmarrja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për kopshtarin e kompleksit 'Golden': Kemi dyshime se ai e di se ku është fshehur trupi i pajetë
7 Qershor 2022, 11:46
-
Basketboll/ Flamurtari shkëlqen në gjysmëfinale, vajzat vlonjate shumë të forta për Studentin
29 Prill 2022, 12:28
-
Auditimi financiar doli në përfundimin që 'Golden resort' në pronësi të Altin Hajrit justifikon të ardhurat, SPAK tërhiqet nga ankimimi! Apeli i GJKKO tërheq sekuestron
1 Tetor 2021, 10:41
-
OFL sekuestroi 'Golden resort', GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit: Ka burime të justifikueshme
3 Maj 2021, 11:46
-
'Gazetarët anglez më pyetën a i kam bërë detyrat e shtëpisë!' Nallbani, 17-vjeçari mitik që vendosi rekord në Wembley: Kur u kthyem në Shqipëri sigurimi na mbajti magnetofonat
27 Mars 2021, 11:56
-
SPECIALE/ ‘57 ngjarje të ndryshme kriminale që u pasuan me 65 viktima’/ 2020-ta, nga ekzekutimet tek dorëheqja e Lleshajt (VIDEO)
31 Dhjetor 2020, 18:03
-
'Duam të bëhemi të fortë si Muhamed Ali', fëmijët e orintuar drejt boksit! Trajneri: Ky sport po masivizohet (VIDEO)
1 Dhjetor 2020, 12:21
-
I biri i dënuar për drogë në Itali, sekuestrohet vila e kushëririt të Altin Hajrit në Shijak
23 Qershor 2020, 11:01
-
Konfiskimet nga resorti Golden i Hajrave te blindi i Lul Berishës, SPAK: 15 pasuri të pajustifikuara të krimit t'i kalojnë shtetit (DOKUMENTI)
17 Qershor 2020, 10:55
-
Kapet në Poloni njëri nga urdhëruesit e rrëmbimit të Jan Prengës, Shqipëria kërkon ekstradimin
16 Qershor 2020, 12:24