Napoli e bën zyrtare, ish-futbollisti i tij te Milan i merr vendin Carlo Anchelotti-t

Napoli e bën zyrtare, ish-futbollisti i tij te Milan i merr vendin Carlo Anchelotti-t

Napoli ka njoftuar se zyrtarisht pasuesi i Carlo Anchelotti-t do të jetë ish-futbollisti dhe trajneri i Milanit Genaro Gatusso. Rino ka qenë sot paradite në Napoli për të firmosur kontratën e cila është bërë zyrtare vetëm pak çaste më parë.

Jo më larg se javën e kaluar presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis deklaroi se Anchelotti nuk do të largohej, por e kundërta ndodhi të martën vonë, pak orë pasi Napoli siguroi kualifikimin në turin e parë me eliminim direkt në Champions League.

Pas largimit nga Napoli, Carlo Anchelotti, sot paradite në rrjetet sociale shkroi: “Do doja personalisht të falenderoja klubin, lojtarët, stafin tim dhe presidentin që më dhanë mundësinë të përjetoja këtë eksperiencë të paharrueshme në një qytet të mrekullueshëm si Napoli.”

Gatusso, në maj u largua nga Milan, ndërsa shtatë muaj pas asaj ngjarje ai është kthyer sërish në krye të një klubi. Gatusso, në kohën kur ishte lojtar dhe drejtohej nga Anchelotti, ka fituar dy Champions League.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë