Napoli i shpall 'luftë' Interit për Kumbullën, Hysaj pritet të rinovojë kontratën (VIDEO)

Napoli po bën Pazar tek Verona dhe po kërkon që mbrojtjen t’u a besojë shqiptarëve. Pas Elseid Hysajt që prej vitesh luan me Napolin dhe kosovarit Amir Rrahmani që ka firmosur dhe do i bashkohet ekipit në fund të sezonit tashmë skuadra e Gattuso-s po kërkon me ngulm edhe Marash Kumbullën. Mbrojtësi i Kombëtares që më 8 shkurt mbush 20 vjeç po kërkohet nga shumë ekipe të mëdha ndërsa u fol se në avanc në diskutime ishte Interi por mediat italiane raportojnë se Napoli është futur  “fuqishëm” në garë edhe për Kumbullën.

Bëhët me dije se Napoli i ka ofruar Veronës 20 milionë euro plus 5 milionë në bonuse dhe konfirmohet se Napoli ka miratimin e drejtuesve të Veronës. Por këtu fillon edhe “lufta” mes Napolit dhe Interit pasi për mbrojtësin shqiptar janë tepër të interesuar edhe zikaltërit që kanë marrë Ok e lojtarit, pra të agjentëve të tij.

Pritet një duel i zjarrtë në merkato mes Napolit dhe Interit për Marash Kumbullën ndërsa Elseid Hysaj duket se periudhën e keqe e ka lënë pas dhe në horizont shfaqet rinovimi i kontratës. Agjenti i Hysajt ka bërë me dije se mbrojtësi i krahut të djathtë ka besimin e trajnerit Gattuso dhe kontrata mund të rinovohet.

Përgatiti Andi Kapxhiu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 28/01/2020 10:50

    Hysaj ma mirë t'ikun, Rrahmani do të jetë titullar Vitin që vjen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës