Napoli, nis prishja e kompleksit ‘Vele Verde’, ndërtesat përbindësh prej betoni, simbol i Gomorras (VIDEO)

Ka qenë dite historike kjo e sotmja ku në lagjen 'Scampia' në Napoli ka filluar prishja e kompleksit ‘Vela Verde’ ndërtesa simbol e Gomorras ndërsa njerëzit në rrugë dhe nga dritaret dhe ballkonet duartrokasin shkatërrimin e përbindëshit të betonit i ‘ngulur’ në rreth 1800 metra katrorë tokë. 

Banorët, duke sfiduar frikën thonë se "Është një ditë e rëndësishme, është një gëzim i pamasë, është demonstrimi se ‘Scampia’ nuk është vetëm Gomorra por është jeta, dinjiteti dhe dëshira për të banuar këtu”.

VIDEO/Festa e banorëve

Prishja e ndërtesës simbol të mafias po kryhet nga dy eskavatorë përmes një ‘operacioni kirurgjikal’ pjesë pjesë për të mos shkaktuar dëme në ndërtesat përreth.

Prishja totale është menduar se do të zgjasë rreth 40 ditë por ato nuk janë asgjë për banorët që shprehehn se kjo është ëndërr e realizuar pas disa dhjetra vitesh.

Kompleksi ‘Vela Verde’

Kompleksi ‘Vela Verde’ i lindur nga projekti i Franz di Salvo, fillimisht ishte i përbërë nga 7 ndërtesa, të ndërtuara në dy pjesë të ndryshme, tre prej të cilave u shkatërruan me dinamit në vitet 1997, 2000 dhe 2003.

Pas prishjes totale, vendi i ndërtimit do t’i nënshtrohet një rikonceptimi të gjerë urban.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 20/02/2020 22:59

    Pse duhet të marrë pjesë !? Ajo është një miting jo legjitim por është një protestë për mbrojtur pronat, floririn dhe hajdutllëkun e Ilir floririt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës