Nard Ndoka pranon se opozita ka përdorur Prokurorinë për dosjet e përgjimeve (VIDEO)

Nard Ndoka pranon se opozita ka përdorur Prokurorinë për dosjet e përgjimeve (VIDEO)

I ftuar në studion e Top Talk, kreu i PDK, Nard Ndoka, duke folur për përgjimet e dosjeve 339 dhe 184 bëri me dije se së shpejti do të ketë përgjime të reja që do të publikohen, pjesë e të cilave sipas tij do të jetë kryeministri Rama dhe njerëz pranë tij.

Por më tej gjatë bashkëbisedimit me gazetarin, Nard Ndoka pranoi se opozita ka burime brenda Prokurorisë. Konstatimit të gazetarit, se nisur nga fakti se opozita i paralajmëron përgjimet para se të dalin, duket sikur kanë burime brenda Prokurorisë, Nard Ndoka tha: “Ka, opozita është institucionale dhe ka informacionet e veta. I ka pasur edhe më përpara. Basha i ka bërë publike muaj përpara për dosjet të cilat rrinin në Prokurori nuk hetoheshin, bllokoheshin. U ka përmendur edhe numrat”.

I pyetur se a është normale që një parti politike të ketë indikacione të brendshme në Prokurori, Nard Ndoka u përgjigj: “Kur nuk funksionon sistemi, patjetër që po. Ka edhe prokurorë të përgjegjshëm, që e kuptojnë që një dosje është bllokuar. Siç ishte rasti konkrete. Bashkëpunojnë për hir të realitetit dhe drejtësisë. Për ta zhbllokuar atë situatë edhe nga trysnia që kanë nga drejtuesit, apo bllokazhet nga politika”./TCH/

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DEBIL rexhep leka KASAP [ KEPI ]: 17/07/2019 12:47

    Çfar tëmeri vesh gjat nard noka me 8 vjeçare pa të mesme me shkoll të lart vazhdon nëpër sdudio të medjave. Sa turp e sa posht është medja Shqiptare duke u mar me gomer skarcitet të tipit nard noka. Pty rac e keqe.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 16/07/2019 18:08

    Ky edhte gomar me brire

    Përgjigju
    • Lalka i Radanecit: 16/07/2019 18:29

      Mos bre ce ofendon gomarin?

  • redi: 16/07/2019 18:08

    Nese denoncimet do beheshin mbas gjtkimit re ceshtjes do ishte normale,por me kodin e pricedures penale cdo material i dosjeve ne hetim kur behet publik perben veper penale . Nuk ka drejtesi kur vet aktiret e saj( gjykates dhe prokurore) krhehen ne ndihmes se partive duke abuzuar me detyren. Te dnohen dhe fajtoret e implikimit ne zgjedhhe por dhe prokuriret qe i nxirren materualet hetimore ne PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet