Narendra Modi betohet si kryeministër i Indisë për herë të tretë

Narendra Modi betohet si kryeministër i Indisë për herë të tretë

Narendra Modi

Ka fituar për herë të tretë zgjedhjet qendrore në Indi, Narendra Modi - lideri i partisë nacionaliste hinduse, Bharatiya Janata- duke u rikonfirmuar kështu në detyrë si kryeministër i vendit.

Në këto zgjedhje partia nacionaliste indiane fitoi 293 deputetë në parlament, ndërsa opozita 234.

Pavarësisht diferencës së madhe dhe fitores së partisë së Modit - krahasuar me zgjedhjet e para 4 viteve - rezulton se kjo e fundit ka shënuar ulje të mbështetjes popullore ndërsa opozita rritje.

Mijëra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Modit, në Delhi, e cila u zhvillua në rezidencën zyrtare të presidentit të Indisë.

Pjesë e ceremonisë ishin edhe krerë shtetërorë të Bangladeshit, Nepalit, Shri Lankës dhe Maldiveve.

Masat e sigurisë kanë qenë të rrepta, pasinë zonën e inaugurimit kanë qenë 2.500 zyrtarë policorë.

Përgjatë ceremonisë, presidentja indiane, Draupadi Murmu, e ka udhëhequr edhe ceremoninë e betimit të kabinetit të Modit.

Modi i falënderuar votuesit për mandatin e ri dhe ka thënë se do të bëjë gjithçka për të zhdukur korrupsionin dhe varfërinë.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Dorëzimi politik përballë një vendimi juridik

Alban Daci: Dorëzimi politik përballë një vendimi juridik