Nata e parë e 'Sanremo 2020'/ Momentet epike, që nga përlotja e Tiziano Ferro-s e deri tek fjalimi prekës i gazetares Rula Jebreal (FOTO+VIDEO)

Nata e parë e 'Sanremo 2020'/ Momentet epike, që nga përlotja e Tiziano Ferro-s e deri tek fjalimi prekës i gazetares Rula Jebreal  (FOTO+VIDEO)

Foto nga Sanremo 2020

Festivali i 70-të i Sanremos, eventi më i rëndësishëm muzikor në Itali pati natën e parë.

Eventi do të zgjasë deri në datën 8 shkurt dhe fituesi do të zgjidhet në finalen e të shtunës në mbrëmje.

Është hera e parë që Amadeus drejtonte festivalin dhe orkestrën.

Këngëtarët në konkurs do të ndahen midis dy kategorive: 24 “Big” dhe 8 “New”.

Në një intervistë, Amadeus tha se ai kishte zgjedhur konkurrentët duke u kujdesur vetëm që këngët të ishin pjesë e radiove dhe të bëhen sa më shumë hit.

Momentet epike ishin të shumta, por ajo që ra në sy ishte performanca e Tiziano Ferro-s, një prej këngëtarëve të ftuar në natën e parë të festivalit të Sanremo 2020.

Këngëtari, performoi këngën e famshme të Mia Martini-it, “Almeno tu nell’universo”, ku edhe nuk mundi dot t’i mbante lotët dhe emocionet.

 “Për një këngëtar, ky është operacion me zemër të hapur. Eshtë hera e parë që një burrë këndon këtë këngë. Bruno Lauzi thoshte se kjo këngë nuk mund të performohet nga një zë mashkullor. Por unë doja ta bëja dhe e bëra”, ka thënë Ferro.

“Almeno tu nell’universo” për herë të parë u këndua nga një burrë për një burrë.

Gazetarja arabo-izraelite, Rula Jebreal i emocionoi të gjithë  gjatë monologut të saj kundër dhunës së grave.

Nesër, do më pyesni se si ishin veshur prezantueset e Sanremo-s, pyesni edhe si ishte veshur Jebreal, për të mos pyetur më kurrë si ishte veshur ditën që e përdhunuan. 

Të mos pyetet më kurrë!  Nëna ime, Nadia, kishte frikë nga kjo pyetje dhe nuk ja doli dot, si shumë gra të tjera.

Ne s’duam të kemi më frikë. Nuk duam të jemi më viktima, jetime, një aksesor apo një kuotë.

Unë ia kam borxh nënës sime, ia kam borxh vetes. Ia kemi borxh vajzave tona dhe atyre vogëlusheve atje jashtë.

S’mund të lëmë më askënd të na heqë të drejtën për të fjetur me një përrallë.

Ne gratë, duam të jemi të lira në hapësirë apo në kohë.

Duam të jemi të heshtura, të bëjmë zhurmë. Duam të jemi kjo që është tani: Muzikë!”, ëshstë shprehur Rula.

Ajo shprehu dhimbjen e nënës së saj bashkë me vuajtjen që kishte kaluar edhe ajo vetë.

 “Jam rritur në një jetimore me vogëlushe të tjera. Çdo natë tregonim nga një histori dhe të gjitha, ishin përralla të trishta.

Tregonim historinë e nënave tone, të dhunuara, të përdhunuara, të torturuara”, ka vazhduar ajo.

Sipas mediave italiane, fillimisht, pjesëmarrja e Rula Jebreal nuk u mbështet nga një pjesë e mirë e italianëve, pasi në shumë deklarata të mëparshme ajo i quante italianët racistë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:34
Mësoni renditjen e këngëtarëve në mbrëmjen e parë të 'Sanremo 2020'

1580917076_foto1.png

Renditja pas mbrëmjes së parë, e vendosur nga juria demoskopike e përbërë nga 300 persona, u kryesua nga

Pas mbrëmjes së parë, renditja e vendosur nga juria e përbërë nga 300 persona, u kryesua nga grupi “Le Vibrazioni” me këngën "Dov'è", më pas  Elodie me këngën “Andromeda”,  Diodato me “Fai Rumore”,  Irene Grandi me ‘Finalmente io’ dhe Marco Masini me “Il Confronto”.

Diletta Leotta, e para nga ‘mbretëreshat’ e Festivalit “Sanremo 2020”, kaloi me sukses ‘makthin’ e natës së parë me një monolog pikant, gazetarja Rula Jebreal në krah të Amadeus, jo vetëm që prezantoi këngët por monologu i saj kundër dhunës ndaj grave, preku gjithë publikun.

Rita Pavone me “Niente’, solli lot dhe ovacione te të pranishmit, duke treguar se zëri, energjia dhe vendosmëria nuk kanë moshë.

Më poshtë është renditja e plotë e këngëtarëve të natës së parë:

1 - "Le vibrazioni"

2 - Elodie

3 - Diodato

4 - Irene Grandi

5 - Marco Masini

6 - Alberto Urso

7 - Raphael Gualazzi

8 -  Anastasio

9 - Achille Lauro

10 - Rita Pavone

Sot,  në natën e dytë priten të ngjiten në skenë Zucchero dhe Ricchi e Poveri.

Ora 15:38
Nata e parë e 'Sanremo 2020'/ Momentet më epike, që nga përlotja e Tiziano Ferro-s e deri tek fjalimi prekës i gazetares arabo-izraelite
1/11
Tiziano Ferro, Amadeus
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      A ka politika frikë nga SPAK-u?



    ×

    Lajmi i fundit

    Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

    Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve