NATO për Ukrainën: Nëse Putin përdor armë atomike, Rusia do të paguajë

NATO për Ukrainën: Nëse Putin përdor armë atomike, Rusia do të paguajë

1664560516_jen.JPG

"Pasojat e rënda për Rusinë" nëse Vladimir Putin "do të përdorë armët bërthamore në çfarëdo mënyre". Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë të transmetuar dje nga televizioni amerikan “Nbc”, tha se e kishte njoftuar drejtpërdrejt Kremlinin. “Presidenti Putin përdor retorikë të rrezikshme dhe të pakujdesshme bërthamore. Është e vërtetë që kemi kohë që e dëgjojmë, por fakti mbetet se mbetet tejet i rrezikshëm. Kjo është arsyeja pse ne i thamë atij se sa të rënda do të ishin pasojat për Rusinë: do të ndryshonte natyrën e konfliktit”.

Stoltenberg, megjithatë, nuk sqaroi nëse lufta "do të ndryshonte" deri në atë pikë sa të shtynte Aleancën Atlantike të ndërhynte drejtpërdrejt në Ukrainë: "Ky është një konflikt i nisur nga Presidenti Putin. NATO nuk është pjesë e saj. Ajo që ne bëjmë është të ofrojmë mbështetje për Ukrainën, një komb i pavarur dhe sovran në Evropë që ka të drejtë të mbrohet kundër agresionit”.

"Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të bëhet kurrë, ky është mesazhi që aleatët e NATO-s po i dërgojnë Rusisë". 


Lajmi kryesor:

Ish kreu i CIA-s: Sulm bërthamor nga Moska? Nëse ndodh, do të zhdukim të gjitha forcat ruse në Ukrainë! Duma ruse do të ratifikojë sot aneksimin e 4 rajoneve


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Anti-semitizmi në kampuset amerikane si në universitetet gjermane në vitet 1930

Netanyahu: Anti-semitizmi në kampuset amerikane si në universitetet gjermane në vitet 1930