NBA/ Tri skuadra ndajnë kreun në Perëndim, Denver humbet me një pikë! Fitore për Thunders dhe Cavaliers, shkëlqejnë LeBron-Davies

NBA/ Tri skuadra ndajnë kreun në Perëndim, Denver humbet me një pikë! Fitore për Thunders dhe Cavaliers, shkëlqejnë LeBron-Davies

Moment nga ndeshjet e sotme

Basketbolli elitar amerikan, NBA zhvilloi 15 ndeshje orët e para të mëngjesit të sotëm me atë shqiptare. Në parket nuk munguan surprizat, me Denver Nuggets që u mposhtën 121-120 nga San Antonio Spurs.

Oklahoma City fitoi 125-107 kundër Milwaukee Bucks, ndërsa Cleveland Cavaliers siguruan suksesin në shtëpi kundër Indiana Pacers 129-120. Te suksesi u rikthyen edhe Lakers, që mundën 123-120 Memphis jashtë fushe, me LeBron James dhe Davies që së bashku realizuan 73 pikë.

Në Perëndim janë tre skuadra kryesuese, pasi së bashku me Oklahoma City Thunders edhe Denver dhe Minnesota ndajnë kreun.

Në Lindje, Boston Celtics u rikthyen te suksesi pasi dy humbjeve radhazi duke mundur 131-98 Charlote Hornets. Pritchard shënoi 31 pikë dhe 11 asistime, me Boston që ngroh motorët në funksion të play-off.

Rezultatet në NBA:

Philadelphia – Orlando, 125-113

Washington – Chicago, 127-129

Boston – Charlotte, 131-98

Cleveland – Indiana, 129-120

New York – Brooklyn, 111-107

Memphis – Lakers, 120-123

Miami – Toronto, 125-103

Minnesota – Atlanta, 109-106

Oklahoma – Milwaukee, 125-107

San Antonio – Denver, 121-120

Dallas – Detroit, 89-107

Golden State – New Orleans, 109-114

Portland – Houston, 107-116

Clippers – Utah Jazz, 109-110

Sacramento – Phoenix, 107-108

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

SHBA/Emigranti nga Laosi, një prej fituesve të lotarisë 1.3 mld $: Jam i bekuar

SHBA/Emigranti nga Laosi, një prej fituesve të lotarisë 1.3 mld $: Jam i bekuar