Ahmet Zogu, babai i një korrupsioni gjigand

 Ahmet Zogu, babai i një korrupsioni gjigand
 TIRANE- Qysh se Ahmet Zogu erdhi në krye të shtetit shqiptar në dhjetor 1924, synonte:
Së pari të pasurohej sa më shumë dhe sa më shpejt gjë të cilën e bëri në menyrë spektakolare duke qënë jo vetëm themeluesi i vertetë i shtetit shqiptarë, por edhe babai i një korrupsioni  gjigand i shtetit më leckaman të Evropës
Së dyti Ahmet Zogut synonte të shtypte dhe të poshtëronte të gjithë kundërshtarët politik gjë të cilën e realizoi në menyrën më perfekte duke vrarë me para pas shpine brenda dhe jashtë Shqipërisë gjithë kokat e opozitës shqiptare.
Së treti si demagog i paskrupullt luajti rolin e babaxhanit duke shtri dorën e “pajtimit” me shumë armiq. Shumë kush nga këto xhestikulacione akoma edhe sot e konsideron si zemërgjerësi dhe burrëri kalorsiake qe kishte mbreti shqiptar, por në të vertetë, këto metoda janë tipike orjentale sulltaniste. Zogu me paratë e shqiptarëve arriti të korruptojë ose bëri të ulin kokën edhe rivalët më të rrezikshëm brenda llojit si Gjon Mark Gjonini, Muharrem Bajraktarin, madje edhe Isufin Elezin etj ish bajraktarë, armiq të tij.
 Zogolli arriti të vinte në sherbim të diplomacisë së vet një nga mendjet më të ndritura dhe më zevzeke të botës intelektuale, Faik Konicën, njeriun që kishte tallur dhe ironizuar në shkallën supëriore, madje “bujaria e tij” arriti deri në atë shkallë sa i lidhi një pension armikut të tij më të madh historik të ashtuquajturit ‘’Peshkopi i Kuq’’Fan S.Noli.
Mbasi nënshtroi dhe shqelmiti me thundra si rinocerondi lendinën e pashkelur të Dukagjinit, me 2 maj 1927, Zogu dergoi e thirri me urdhër pastaj i priti në audjencën (e Presidentit të Republikës), disa krerë të Shalës ( Ndërkohë kur krerët e mëdhenj ishin të arratisur dhe të denuar si amiq politik në mungesë) Binak Vata, Lulash Martini, Bal Marku, Çun Gjeloshi, Kolë Bala dhe Zef Avdia .

Pritjën e pati bërë në prani të zotit Ndrekë Kiçi, deputet i Shkodrës.
 Foli Binak Vata në emër të Shalës i cili duke bërë autokritikë tha:
-“Dukagjini ka gabue e ndigjue do ngatrrestarë, që e kanë fikë e qitë në rrugë të madhe. Premtoj se mbas sodit ka me kënë besnik.
E tash, pashë hatrin e Zotit, po të lutem me i ngjitë dorën këtij populli i cili asht ba me dekë”[1].
Ndersa bajraktari i Gimajve, Zef Avdia nuk ngurrroi t’i thoshte sy nder sy, atij që përpara të cilit dridheshin të gjithë shqiptarët
-“Ke çue qen nder ne, me na gërga dhent!
Në emën tand janë tu na sundue burra me emna grashë”
( Zef Harapi”Dukagjini, historia dhe etnografia’’ studime, viti 1940, fq 173).

Shoumeni i vërtetë i bisedimit gju me gju me popullin, Ahmet Zogu i tha parisë së Dukagjinit”    
- I kam dhanë urdhër Qeverisë me iu ndihmue tash për tash me 2 000 kuintal kollomoq”
Të nesërmen Ahmet Zogu priti në audjencë deputetet e Shkodrës bashkë me deputetin e Dibres Jakë Kaçi dhe u tha të gjejnë një mjet për me i ndihmue malsorët e Dukagjinit e të Pukës dhe për këtë të bënin një lutje me shkrim.

Deputetët merrnin guximin e madh t’i kërkonin arkës së shtetit dhe bashkive të vendit shuma vërtetë të lakmueshme, të cilat vetëm sa u formuluan në letër se kurrë nuk gjetën zbatim në reabilitimin e plagëve të operacionit.

Shkodra Tirana, Korça Vlora nga 10 000 franga ari.
Durrësi, Elbasani, Berati, Gjirokastra nga 5 000 franga.
Peshkopia, Permeti, Pogaradeci, Bilishti, Fieri nga 3 000 franga dhe Lushnja, Kruja 1 000 franga dhe të tjerat sipas fuqisë”[2].
Përsa i përket kollomaqit nuk kemi të dhëna në u mbajt premtimi bujar i Presidentit ose jo, por edhe  nëse u realizua  nuk kushtonte më shumë se një kostum luksi i qepur me porosi nga rrobaqepësit e Vjenës. së bashku me të brendëshmet që Zogu ia dhuronte muaj pas muaj të dashurës së tij Françiska që mbante fshehurazi nënës në pallat.
 
FESTA E 28 NËNTORIT/  MITINGJET HISTERIKE TË ZOGUT PËR SHTYPJEN ME GJAK TË DUKAGJINIT

Me rastin e festës së 28 Nëntorit (të pavarësisë), gazetat e shtypit qeveritar të Tiranës, gjithë entuziazëm shkruanin për suksesin e mposhtjes së rebelëve malësorë. ”Ora tre mbas dite populli i mbledhur vazhdoi festimet me gëzim e demonstracione deri në mëngjes. Dokumentet arkivore flasin për festime të tjera butaforike të organizuara nga qeveria në Korçë, Lushnje e në Himarë dhe shumicën e qyteteve kryesore ku bien në sy tituj bombastik si “Sot në orën 15 miting festiv në Korçë për shtypjen e kryengritjes së Dukagjinit”. “Edhe Lushnja feston fitoren e qeverisë”, ose “Miting i jashtëzakonshëm në Himarë më dt 26.11.1926” (AQSH Fondi 152 Dosja 5.fl.145, 147, 179.) Shkatërrimi i rebelëve të malësisë dhe shtypja e tyre me shpejtësi vetëtime ishin faktorët kryesorë të këtyre demonstracioneve, që shtonin shkëlqimin e festës nacionale”. Gjysma qeshet, gëzon e feston, për fatkeqësinë e gjysmës tjetër. Kështu Shqipëria ishte, vazhdoi e mbetet akoma e tillë gjysmake.
 
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
 (sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale