Ndahen çmimet 'Bafta' protagoniste Kate Winslet, në skenë me të bijën! Mbretëresha e ndjerë Elizabetë, mes figurave më të rëndësishme të mbrëmjes

Ndahen çmimet 'Bafta' protagoniste Kate Winslet, në skenë me të bijën! Mbretëresha e ndjerë Elizabetë, mes figurave më të rëndësishme të mbrëmjes

Kate Winslet dhe e bija Mia

Janë dorëzuar mbrëmjen e së dielës çmimet prestigjioze të televizionit britanik “Bafta Tv 2023”. Në Royal Festival Hall, mes emrave që u nominua më shumë herë ishte aktorja Kate Winslet, protagoniste e sezonit të fundit të serisë antologjike “I Am Ruth”, që ka shkruar me skenaristin Dominic Savage. Kate u vlerësua si aktorja më e mirë protagoniste ndërsa seriali fitoi si drama më e mirë.  Në skenë me Winslet, u ngjit edhe e bija Mia Threapleton, bashkë-protagoniste e serialit. Mes titujve të tjerë që u vlerësuan ishin dhe Derry Girls dhe Bad Sisters, për të cilin u vlerësua dhe Sharon Horgan, e cila shprehu dhe solidaritetin e saj për grevën e skenaristëve të Hollywood: “Gjithçka nis me një skenar të mirë, kështu që u jemi pranë vëllezërve dhe motrave tona të “The Writers Guild of America”.

Edhe Ben Whishaw,fitoi një nga çmimet më prestigjioze, si aktori më i mirë protagonist për serialin “This is going to hurt”. Por një nga figurat më të rëndësishme të mbrëmjes edhe pse në mungesë,  ishte dhe njëherë mbretëresha e ndjerë Elizabeta. Në edicionin e parë, pas vdekjes së saj “Bafta Tv Awards”, çmimi si eventi më i mirë ‘live’, shkoi mbulimit të ‘Platinum Jugilee’, manifestimit që celebronte 70-vjet të mbretërisë së saj, përfshirë edhe transmetimin drejtpërdrejtë të funeralit të saj. Ndërsa çmimi i publikut, me të cilën është vlerësuar momenti më epik i televizionit italian përgjatë vitit 2022, ishte skeçi që e vendoste sovranen me ariun Paddingstong, i dubluar në origjinal nga vetë Whishw. Ndërsa mes serialeve ndërkombëtare spikati “Dahmer”.

Çmimet kryesore të Bafta Tv Awards 2023:

Aktorja më e mirë protagoniste:

  • Billie Piper, I Hate Suzie Too
  • Imelda Staunton, The Cron
  • Kate Winslet, I Am Ruth
  • Maxine Peake, Anne
  • Sarah Lancashire, Julia
  • Vicky McClure, Without Sin

Aktori më i mirë protagonist:

  • Ben Whishaw, This Is Going To Hurt
  • Chaske Spencer, The English
  • Cillian Murphy, Peaky Blinders
  • Gary Oldman, Slow Horses
  • Martin Freeman, The Responder
  • Taron Egerton, Black Bird

Aktorja më e mirë jo protagoniste:

  • Adelayo Adedayo, The Responder
  • Anne-Marie Duff, Bad Sisters
  • Fiona Shaw, Andor
  • Jasmine Jobson, Top Boy
  • Lesley Manville, Sherwood
  • Saffron Hocking, Top Boy

Aktori më i mirë joprotagonist:

·        Adeel Akhtar, Sherwood

·        Jack Lowden, Slow Horses

·        Josh Finan, The Responder

·        Salim Daw, The Crown

·        Samuel Bottomley, Somewhere Boy

·        Will Sharpe, The White Lotus

Seriali më i mirë dramatik:

  • Bad Sisters
  • The Responder
  • Sherwood
  • Somewhere Boy

Komedia më e mirë ‘fiction’:

  • Am I Being Unreasonable?
  • Big Boys
  • Derry Girls
  • Ghosts

Drama më e mirë:

  • I Am Ruth
  • The House
  • Life and Death in the Warehouse

Dokumentari më i mirë:

  • Chernobyl: The Lost Tapes
  • Escape From Kabul Airport
  • Our Falklands War: A Frontline Story
  • The Real Mo Farah

A.D/A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës