Ndahen çmimet për Festivalin Mbarëkombëtarë të Teatrove, triumfojnë Reshat Arbana, Altin Basha dhe Dino Mustafiq (FOTO)

Mbrëmjen e kësaj të diele u ndan çmimet e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i shprehu dëshirën ministres së Kulturës, e pranishme në sallë, që këtë festival ta kthejë të përvitshëm. Pas prezantimit në skenë nga data 23-30 shtator të 14 trupave teatrore nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi nëntë çmimet që u dhanë sonte u përzgjodhën nga Ndriçim Xhepa, (kryetar jurie) dhe anëtar Josif Papagjoni, Shkumbin Istrefi, Luli Bitri dhe Qendrim Rijani. 

Faleminderit shumë, është hera e parë që në 50 vite jetë artistike marrë një ccmim. Të them të drejtën kam bërë një rol që më ka lodhir shumë. Në këtë simbol që po më jepet sot do kujtoj vuajtjet. E kam lënë tre herë dhe vetëm regjisori Spiro Duni më ka bërë të mos e lë.

Reshat Arbana, aktor

Çmimet për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove: 

1. Çmimi “Aktori i ri më i mirë” u dha për Kristian Koroveshin tek shfaqja “Medea”. 
2. Çmimi “Aktorja e re më e mirë” është Hajat Toccilla.
3.Çmimi “Kostumogafia më e mirë”, për Sofi Kara tek “Meda”.
4.Çmimi “Skenografia më e mirë”, Mentor Berisha tek shfaqja “Ata që ikin”.
4.Çmimi “Skenografia më e mirë”, Mentor Berisha tek shfaqja “Ata që ikin”.
5. Çmimi “Aktori joprotagonist më i mirë për” Shkëlzen Veseli tek shfaqja Kalogula.
6. Çmimi “Aktorja joprotagoniste më e mirë”, për Gresa Pallaska tek shfaqja “Ata që ikin”.
7. Çmimi për “Aktorin protagonist më të mirë”, Reshat Arbana tek “Babai”.
8. Çmimi për aktoren me të mirë protagoniste e mori Liiza Xhuvani
9. Çmimi special i karrierës shkoi për Roza Anagnostin.
10. Çmimi “Regjia më e mirë”, Altin Basha tek “Gomari i babatasit”.
11.Çmimi “Shfaqja më e mirë” shkoi për “Vdekja e Dantonit” me regji te Dino Mustafiq.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 01/10/2018 00:18

    Po Gjirokastra me Ilir Llurin nuk morren cmim? Jo per gje por Iliri kishte 15 vjet pa bere nje shfaqe ne teater dhe pas 15 vitesh konkuroi ne Festivalin Kombetar. Vaj me det thuaj. Turp i Zotit, per te dhe per drejtuesit e teatrit "Zihni Sako".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë