Ndahet jeta njeriu i cili ngriti lart emrin e Pogradecit në parketin e basketbollit

Ndahet jeta njeriu i cili ngriti lart emrin e Pogradecit në parketin e basketbollit

Stasi Vako

POGRADEC- Një lajm i trishtë vjen nga Pogradeci! Ditën e sotme është ndarë nga jeta njeriu i cili ngriti lart emrin e Pogradecit në parketin e basketbollit, Stasi Vako.

Për shumë vite trajner në ekipin e basketbollit për vajza e djem. Pasioni, përkushtimi, korrektësia dhe serioziteti ishin pjesë e punës së Tij, duke arritur rezultate të larta në skuadrat të cilat drejtoi.

Në vitin 1981 ekipi i Pogradecit për vajza do të shpallej kampion dhe më pas në vitin 1994 sërish kampion me ekipin e djemve.

Bashkia Pogradec për kontributin e dhënë dhe pasionin profesional si trajner, në vitin 2003 i dha titullin e nderit “Krenaria e Qytetit”

Me ikjen e Tasit, siç e njihet gjerësisht, basketbolli ka humbur trajnerin e njohur që mbeti një jetë të tërë aty në parket. Aq sa vitet e fundit kishte dëshirë të stërviste edhe fëmijët e sportistëve me të cilët bëri historinë e basketbollit pogradecar.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anglia drejt ndalimit të duhanit: Kush ka lindur pas 1 janarit të vitit 2009 nuk mund të blejë cigare

Anglia drejt ndalimit të duhanit: Kush ka lindur pas 1 janarit të vitit 2009 nuk mund të blejë cigare