Ndahet nga jeta aktorja shqiptare, ja roli që të gjithë e keni parë

Ndahet nga jeta aktorja shqiptare, ja roli që të gjithë e keni parë

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare aktorja e njohur shqiptare, Valentina Caci.

Lajmin e ka bërë të ditur aktorja nga Korça, Zamira Kita, e cila në rrjetet sociale shkruan se kujtimi i saj dhe rolet në filma do të jenë të paharruara përgjithmonë.

“Lamtumire, e mira, e talentuara, e bukura, Valentina Caci! Rolet e shumta te realizuara prej saj, do te ngelen gjithmone ne kujtesen tone, bisedat dhe keshillat e saj, te paharruara! I perjetshem kujtimi!” - shkruan aktorja Zamira Kita.

Valentina Caci lindi në qytetit e Korçës më 2 mars të vitit 1936. Në lëvizjen artistike që shpërtheu që ne muajt e parë të paraçlirimit u aktivizua në grupet teatrale amatore, ku dhe u dallua si aktore amatore me perspektivë për skenën korçare.

Ishin këto të dhëna, për këtë amatore, që ra në sy të Dhimitër Trajçes, që e afroi në grupin e teatrit të ngritur pranë Pallatit të Kulturës së qytetit. Aty, një vit mbas krijimit të teatrit profesionist, mbështetur në talentin e saj të treguar në grupin amator, Valentina Caci emërohet aktore në trupën  teatrit profesionist. Regjisorët i besojnë role të rëndësishëm gjatë gjithë karrierës së saj në skenë. Ajo ka interpretuar në filmin shumë të dashur për të gjithë "Zonja ng qyteti".

Për kontributin e saj në skenën shqiptare  i është dhënë titulli, “Artiste e Merituar”.

Me këto role ajo është bërë një nga fytyrat më të njohura dhe të dashura dhe do të mbesë  gjithmonë në kujtimet e publikut shqiptar.

Rolet

Rolet e interpretuara në skenë nga nga Valentina Caci janë: Ollga në dramën “Makar Dubrava” e Korneiçukut, Kolkoziania në dramën “Rruga e madhe” e Fjodorovit, Gallupkova në komedinë “Kush e ka fajin” e Molinavit, Lumturia në dramën “Të rinjtë” e V. Vinçanit, Lumtua në komedinë “Vajza nga fshati” e F. Gjatës,

Bardha në dramën “Sëmundje e rrezikshme”, Viku në dramën “Ishulli i Aferditës, Vjollca në dramën “Doktor Aleksi” e I. Uruçit, Efrosinja në dramën “Vajza pa prikë”, Vjollca në dramën “Gjaku i ri” e A.Binos, Valdeti në dramën “Tre të shtëna pushke” e I. Uruçit, Eleni në dramën “Flakë në shtëpi” e Z. Cikulit, Nerka në dramën “Stina e kuqe” e F. Gjatës, Neribani në dramën “Mosha e bardhë” e D. Agollit,

Afërdita në dramën “Varri i pagëzimit” e N. Shkodranit, Leti në dramën “Motra Katerinë” e V. Zikos, Veroria në dramën “Këneta” e F. Gjatës, Nafia në dramën “Hijet e natës”e V. Kokonës, Meri në dramën “Rrethimi i bardhë” e N. Priftit, Helena në dramën “Engjejt e skëterrës” e Kantenit, Gruaja në dramën “Orteku i vjeshtës” e S. Andonit, Luçia në komedinë “Karnavalet e Korçës” e S. Çomorës,

Dhora në dramën “Rruga e madhe”e V. Zikos, Nekia ne komedinë “Zonja nga qyteti” e R. Pulahës, Lena në dramën “Maro Mokra” e R. Pulahës, Gruaja në dramën “Kur çel dashuria” e T. Laços, Nekia në komedinë “Shoqja nga fshati” e R. Pulahës, Komshia ne dramën “Shtëpia në rrugicë” e T. Laços, Komshia në dramën “Paja” e Di Maxhios

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir Lohja: 12/07/2019 10:56

    Ngushellime te sinqerta familjes,per te ndjeren artiste, e roleve te veçante!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gjyqtari që i dha vulën e PD Berishës, nga shofer në drejtësi, kërcënimet dhe takimet para vendimit! Gruaja e tij sekretare e ‘Doktorit’

Kush është gjyqtari që i dha vulën e PD Berishës, nga shofer në drejtësi, kërcënimet dhe takimet para vendimit! Gruaja e tij sekretare e ‘Doktorit’