Ndahet nga jeta dirigjentja e parë shqiptare, dedikimi prekës i këngëtarit të njohur për nënën e tij

Ndahet nga jeta dirigjentja e parë shqiptare, dedikimi prekës i këngëtarit të njohur për nënën e tij

Rozmari Jorganxhi

Dirigjentja e parë shqiptare Rozmari Jorganxhi u shua në moshën 83-vjeccare. Ajo është edhe nëna e këngëtarit të njohur Gjergj Leka.

"Më ike e nuk të dhashë puthjen e fundit, mezi po prisje të bashkoheshe me babin dhe pikërisht sot në ditëlindjen e tij u ngjite lart. Mi bëj hallall gjithë fajet", shkruan këngëtari Gjergj Leka.

Ajo u lind në Korçë. Ka kryer studimet në Mosk, si dirigjente kori dhe mexosoprano. Ka nisur karrierën e saj që në vitin 1959 si soliste lirike në TKOB. Si soliste lirike, ka realizuar më shumë sukses një galeri të madhe personazhesh nga operat shqiptare dhe të huaja. Nga viti 1967-1984, ajo ka dirigjuar korin e TKOB, duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni.

Repertori solistik i Rozmari Jorganxhi është i pasur, i larmishëm dhe përfshin krijime të të gjitha gjinive. Ky repertor është interpretuar në mjaft koncerte dhe shfaqje operash brenda dhe jashtë Shqipërisë. Si dirigjente e korit, Jorganxhi ka përgatitur dhe ka vënë në skenë dhjetra vepra shqiptare dhe të huaja. Rozmari Jorganxhi ka dhënë kontribut edhe në fushën e pedagogjisë, ku nën drejtimin e saj janë diplomuar shumë student, që sot vazhdojnë aktivitetin e tyre brenda e jashtë vendit. Ka interpretuar për 10 vjet rresht në Teatrin Giuseppe Verdi të Triestes. Në vitin 2017, ajo mori titullin “Mjeshtre e Madhe”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 29/09/2020 09:13

    I qofte i lehte dheu artistes se madhe,me gjurme te arta ne artin shqiptar,Rozmari Jorganxhi. Ngushellime Gjergjit.

    Përgjigju
  • Albi: 28/09/2020 23:27

    Ja pra i hapjes se lokaleve te nates

    Përgjigju
  • Ema Krasniqi: 28/09/2020 23:14

    Patjeter qe duhet te hapet jeta e nates! Perderisa ka shum grumbullime te tjera.... #muzikanukvret !!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet