Ndahet nga jeta ish sportisti Petrit Murzaku, vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë

Sportisti Petrit Muzaku

Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish sportisti Petrit Murzaku në moshën 88-vjeçare. Prej 3 vitesh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte në regjim shtrati.

Murzaku ishte një ndër pionierët dhe ikonat e mëdha të Klubit Sportiv “Partizani”, Petrit Murzaku.

Ai ka lënë gjurmë në fushat e volejbollit, basketbollit, futbollit dhe atletikës së lehtë, që prej viti 1948 deri më 1964, pra për 16 vjet, për ta vazhduar pastaj jetën sportive në kah tjetër, si trajner dhe specialist dhe drejtues i përgatitjes fizike në shkolla të specializuara ushtarake, deri më 1987-n, kur edhe doli në pension, në moshën 55-vjeçare.

Petrit Murzaku ka fituar 9 herë kampionatin kombëtar të volejbollit, 4 herë kampionatin kombëtar të basketbolli, 3 herë kampionatin kombëtar të futbollit, si dhe ka qenë 9 herë kampion në hedhjen e shtizës, në të gjitha pjesëtar i “Partizanit”.

Ai ka zhvilluar 110 ndeshje ndërkombëtare në volejboll dhe basketboll dhe ka fituar 57 prej tyre, pa përmendur fitoret në Kupat e Republikës, duke fituar shumë e shumë medalje e trofe. Murzaku u lind në Tiranë më 1932-shin dhe rrugëtimi i tij arsimor e çoi atë nga Instituti i Lartë i Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në kryeqytet, në Shkollën Ushtarake Pedagogjike “Leningrad”, në ish-Bashkimin Sovjetik, e për të vijuar më pas me një karrierë të larmishme dhe të pasur sportive, që ishte për t’u patur zili.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Koronavirusi/ Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat kufizuese. A jeni dakort me vendimin?

Komento

Komente

  • U prehte ne paqe !: 03/12/2020 09:04

    Ngushellime familjes !

    Përgjigju
  • Ada: 02/12/2020 21:44

    u prehsh ne paqë pedagogu i dashur ne nje periudhe te veshtire.Lum ti qe si bere keq kujt asnjehere.

    Përgjigju
  • Iso: 02/12/2020 20:50

    I qofte dheu i lehte,njeriut te mire,profesorit zemermadh,sportistit te madhe e gjithanshem PETRIT MURZAKU!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Gazetari i familjes Berisha, mesazh Bashës: Nëse humbasim edhe këtë herë, më 26 prill fajin do e kesh ti