Ndahet nga jeta në moshë të re dekani i FGJH-së, ish-ministrja Kumbaro shpreh ngushëllimet: Zot mba dorën, shumë i ri për ta humbur familja

Ndahet nga jeta në moshë të re dekani i FGJH-së, ish-ministrja Kumbaro shpreh ngushëllimet: Zot mba dorën, shumë i ri për ta humbur familja

Artur Sula

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula është ndarë nga jeta papritur. Mësohet se Sula ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale.

Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila shkruan fjalët më prekëse për të ndjerin, duke theksuar se kjo është një humbje shumë e madhe.

Më herët janë ndarë nga jeta dhe dy pedagogë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja si pasojë e koronavirusit. Në 24 gusht ka humbur jetën Astrit Kolli i cili ka qenë edhe profesor i italishtes në fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Ndërsa në 25 nëntor ka humbur jetën  tsi pasojë e COVID-19 Kozeta Noti, pedagoge e italishtes, përkthyese, njëherazi përfaqësuse e shoqërise civile.

‘Zot mba dorën! Mba doren o zot..! Shume i ri per ta humbur familja, shume energjik per t’ia hequr jetes, shume ambicioz per te ikur nga drejtimi i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, shume bujar per ta ndare nga shoket e koleget, shume e padrejte mbyllja ketu e rrugetimit premtues te dekanit te Gjuheve te Huaja Artur Sula. Lamtumire Shok i dashur!’- shkruan ministrja Kumbaro.

M.Q./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ema: 21/02/2021 17:08

    O zot pse nuk ve rrall po merr njerezit ne rini. U prefsh ne paqe Turi

    Përgjigju
    • Sas: 21/02/2021 17:56

      O Ema! Per nder te ketij djalit meso pak shqip

  • Leli: 21/02/2021 13:07

    Ngushellime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Rama: Parku i liqenit të Paskuqanit, po frekuentohet gjithnjë e më shumë

Rama: Parku i liqenit të Paskuqanit, po frekuentohet gjithnjë e më shumë