COVID i merr jetën drejtorit të gjimnazit në Berat, ishte i intubuar në spital prej ditësh

COVID i merr jetën drejtorit të gjimnazit në Berat, ishte i intubuar në spital prej ditësh

Drejtori Llazar Palla

Llazar Palla, drejtori i gjimnazit ‘Babë Dudë Karbunara’ në Berat është ndarë nga jeta si pasojë e COVID-19. Ai kishte 1-muaj i intubuar në një spital privat në Tiranë dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit.

Mësohet se 62-vjeçari Llazar Palla ishte infektuar nga virusi vdekjeprurës Covid-19 rreth 2-muaj më parë, por për shkak të gjendjes së rënduar ai u dërgua drejt Tiranës, ku ndenji i intubuar për rreth 1-muaj.

Të shumta kanë qenë sot mesazhet e ngushëllimit të kolegëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor, miqve dhe nxënësve të tij në rrjetet sociale. Llazar Palla do të përcillet me dhimbje e lot nga familjarët e miqtë për në banesën e tij të fundit mesditën e sotme.

‘E vështirë dhe e pamundur për të gjetur fjalët për humbjen e tij, për ta pranuar që ai nuk është më mes nesh, z.Llazar Palla. Mësues, drejtues dhe profesionist në fushën e arsimit, njeri qytetar dhe i devotshëm i këtij vendi , ku me punën, vlerat dhe kontributin e tij shërbeu plot dinjitet. Beteja e COVID_19 nuk e kursen. Lamtumirë Llazar, lamtumirë koleg i mirë, mik i shtrenjtë! Prehu i qetë në Paqen e merituar!’- thuhet në njoftimin e zyrës Arsimore Berat.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kela: 04/12/2021 15:54

    Te qofte dheu i lehtë miku ynë! Ke qenë njeri shumë i mirë, ashtu sikurse njihen beratasit e vërtetë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv