Ndahet nga jeta për shkak të COVID në moshën 62-vjeçare punonjësi i policisë

Ndahet nga jeta për shkak të COVID në moshën 62-vjeçare punonjësi i policisë

Shkëlqim Qamili

Një tjetër humbje jete është shënuar për shkak të COVID, në radhët e policisë së Shtetit.

Bëhet me dije se COVID-19 i ka marrë jetën drejtuesit të policisë Shkëlqim Qamili, vetëm 62-vjeç.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim, ku thekson se Qamili ka punuar në funksione të larta drejtuese gjithmonë me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri.

'Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të kolegut tonë Drejtuesit Shkëlqim Qamili.  Shkëlqimi pas një lufte të egër me virusin pandemi Covid 19 u nda sot para kohe nga jeta, duke lënë pas familjen, miqt por kishte ende shumë për ti dhënë Policisë së Shtetit dhe vendit, i cili ka punuar në funksione të larta drejtuese gjithmonë me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri! I shprehim ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Lamtumirë mik dhe koleg i nderuar! Shpirti i tij u prehtë në paqe!'- shkruhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

15 qytetarë nuk fitojnë betejën me COVID, shënohen 1039 raste të reja në vend! Ndërron jetë efektivi i policisë, një 18-vjeçar dhe e reja që sapo ishte bërë nënë


M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

U dënuan bashkë me ish-sekretarin e Financave Arlind Gjokutaj, Apeli liron nga qelia Ilir Thanën dhe Alban Rulin

U dënuan bashkë me ish-sekretarin e Financave Arlind Gjokutaj, Apeli liron nga qelia Ilir Thanën dhe Alban Rulin