'Mjaft më, tani ndaloni, heshtni dhe dëgjoni'! Bëhet virale në web letra e covid-19 drejtuar njerëzimit

Ndaloni!

Thjeshtë alt, stop, mos lëvizni

Nuk është më një kërkesë. Eshtë detyrim. Jam këtu për t’ju ndihmuar

Kjo lodër supersonike ka konsumuar binarët.

Mjaft trena,

shkolla,

qendra tregtare,

takime.

Kemi thyer vorbullën marramendëse të iluzioneve dhe të detyrimeve që ju bllokuan të ngrini sytë në qiell, të shihni yjet, të dëgjoni detin, të përkundeni nga cicërima e zogjve, të rrokulliseni në lëndina, të mblidhni një mollë nga pema, t’i buzëqeshni një kafshe në pyll, të merrni frymë në mal, të dëgjoni mirëkuptimin.

U detyruam ta thyejmë.

Nuk mund të zëvendësoni Zotin.

Detyrimi ynë është reciprok.

Siç ka qenë gjithnjë, edhe pse, e keni harruar. Do të ndërpresim këtë transmetim, transmetimin e pafundë kakofonik të ndarjeve dhe të hutimeve, për t’ju sjellë këtë lajm:

nuk jemi mirë, asnjë prej nesh,

të gjithë ne po vuajmë.

Vitin e kaluar furtunat e zjarrit që dogjën mushkëritë e Tokës nuk ju ndalën.

As akullnajat që po treten,

as qytetet tuaja që po zhyten,

dhe as ndërgjegjësimi se jeni shkaktarët e vetëm të zhdukjes së gjashtë në masë.

Nuk më dëgjuat.

Eshtë e vështirë të dëgjoni duke qenë kaq të zënë, duke luftuar të kacavirreni gjithnjë e më lart mbi skelat e komoditetit që keni ndërtuar.

Themelet po shemben, po përkulen nën peshën e dëshirave tuaja false.

Unë do t’ju ndihmoj.

Do të sjell furtunat e zjarrta në trupin tuaj,

do të përmbys mushkëritë tuaj,

do t’ju izoloj si një ari polar mbi një ajzberg në det të hapur.

Më dëgjoni tani?

Nuk jemi mirë. Nuk jam një armik. Jam një lajmëtare i thjeshtë, jam një aleat, jam forca që do të risjell ekuilibrin.

Tani duhet të më dëgjoni, po ulërij që të ndaloni!

Ndaloni, heshtni, dëgjoni.

 Tani ngreni sytë në qiell, si ju duket? Nuk ka më avionë, sa ju duhet që të jeni mirë e të shijoni oksigjenin që po merrni?

Shihni oqeanin, si është? Shihni lumenjtë, si janë? Shihni Tokën, si është? Shihni veten tuaj, si jeni?

Nuk mund të jesh i shëndetshëm në një ekosistem të sëmurë.

Ndalo.

Shumë kanë frikë tani. Mos i jepni fuqi frikës, mos e lini t’ju pushtojë. Lëreni që t’ju  flasë, dëgjoni mençurinë e saj.

 Mësoni të qeshni me sy.

Do t’ju ndihmoj, nëse më dëgjoni.

#DEGJO

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Planeti: 16/03/2020 12:27

    O zot na fal.... cfare i kemi bere planetit tone... o zot na fal...njerezim i pangopur i paskrupullt...

    Përgjigju
  • Traskop Kacija: 16/03/2020 08:53

    Duher te thoshte mjaft droge prostitucion vrasje rrembime e jo shkolla trena supermarkete

    Përgjigju
  • Teodore Kaczinsky: 16/03/2020 07:49

    Ecoterrorizem

    Përgjigju
  • Shqip: 15/03/2020 22:23

    Kjo q ka ber kte leter le t vej t jetoj njer n shpell e ta shikojm sa do mbijetoj. Po normale flasin na villat q kan. Ose kur t semuret mos t mari ilace t sherohet vet. Ca jan kto budalleqe

    Përgjigju
    • An Alfabeti: 16/03/2020 08:43

      @ Alfabeti ....e bukur kjo. E fillova duke qeshur diten

    • Alfabeti: 16/03/2020 07:33

      Sa zili te kam per gjithe kete kohen qe kursen duke shkruar sikur po te bie infarkt.

  • Memento mori: 15/03/2020 20:33

    Te kishte bere nje video sensibilizuese për te pasurit qe duan te behen me te pasur qe tashti me shum se kurr kane mundesine qe tua kthejne me mbaresi njerezimit. Gjithashtu edhe për politikanet qe kane rrembyer si vanpira pasurite gjithandej. Njerezia e thjesht kerkon vec te jetojne në paqe.

    Përgjigju
  • CaBone: 15/03/2020 20:05

    Super Video sensibilizuese per drejtimin qe ka mar njerzimi. Eshte me se e vertet qe ne njerzit jemi shkaktar te shum zullumeve ne planet nga babzia e madhe. Njerzimi po iken per lesh nga qe nje pakic duan te pasurohen pa fund dhe me miljarda tjer nuk kan as buk te hajn. Eshte shum e vertet qe ne kemi me shum nevoj per dashuri, paqe e mirkuptim me njeri tjetrin por dhe me Natyren gjithashtu. Tani ka ardh koha qe po han njeriu njeriun kjo besoj sdon koment se te gjith mund ta dallojn. Ne si popull duhet te jetojm me shum ne harmoni me shpirtin ton dhe ca na ben te lumtur se me gjera materiale e fallco na koka te kembet. Planeti eshte nje dhe njerzit po ashtu duhet te jen nje pa dallim feje e rrace. Un qe po i shkruaj kto skam lidhje me fen, skam asgje ndaj besimit te askujt dhe i uroj kujt do lumuturi. E kalofshim ket gjendje me sa me pak vuajtje te gjith dhe kushdo te bej sa mundet ne lidhje me ngadalsimin e kti Virusi. Dhe nje her super Video

    Përgjigju
  • ledio: 15/03/2020 18:33

    letra eshte shume e qarte...e vetmja pozitive e ketyre diteve ishte mungesa e makinave dhe zhurma histerike e borive te katunareve qe cojne femijet ne shkolle

    Përgjigju
    • Banori: 16/03/2020 00:21

      Ene matrapiku spo degjohet fare neper pallate.

  • Arbëri: 15/03/2020 18:19

    Kush e ka shkruar këtë leter, ndonjë mulla i isis apo ...

    Përgjigju
  • Loni: 15/03/2020 18:17

    Kush I Ben keto mesazhe manjako depresive Apo e Kan bere per like!? Muhabete Alla fanatashkence! Duhet djeg si fis ai qe e hapi virusin po kush e di! E lejuan edhe te gjitha kombet! Edhe keto mesazhe sensibel na ngrejne moralin!

    Përgjigju
    • 10 me yll: 16/03/2020 08:52

      Trap, hajvan, debil?! Pse?! Loni nuk e kishte me familjen tende. Qetesohu te lutem. Apo do me shahësh edhe mua tani. Shaj, shaj vetem mos bej zarar ne familje

    • 4 PER SOT: 15/03/2020 22:38

      ti qenke fiks TRAP... qe nuk kupton asgje, te ka mbet mendja tek shpella...HAJVAN, LEXO TE KUPTOSH, PO S`KE FAJ TI, FAJ KA KJO FAQE E SHUME TE TERA QE I KANE LENE NE DORE TE SHKRUAJE EDHE NJE DEBIL SI TI

    • Pa emer: 15/03/2020 21:51

      Keto jan te verteta po deshe beso po desh jo po qe mundesia per ndima po se nuk kan me te shumtit punojn sot e han sot se aq marin te rrin brenda po cfar te han

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor