Ndarja nga jeta e fotoreporterit Arben Çeli, e bija dedikim prekës: Prita ulur se mos hapje sytë

Ndarja nga jeta e fotoreporterit Arben Çeli, e bija dedikim prekës: Prita ulur se mos hapje sytë

Silvi Çeli dhe Arben Çeli

Silvi Çeli, vajza e Arben Çelit, i cili fotografi i njohur shqiptar u nda nga jeta 2 ditë më parë, ka bërë një postim prekës për ndarjen nga jeta e të atit. Përtej mallit dhe dhimbjes që ndjen, vajza e fotografit të njohur, shprehet se ende nuk e pranon dot realitetin dhe se shpesh pret ulur me shpresën se mos kthehet.

Bab….i shtrenjti im. Jeta ime. Shpirti im. Drita ime e syve, nuk e besoj dot, nuk e pranoj dot, nuk dua ta imagjinoj jeten time pa ty. Mezi e gjetem njeri tjetrin, pse keshtu papritur u ndam perseri? Ke do marr ne mengjes ne telefon dhe ne mbremje para se te fle? Nuk e di nese me sheh dhe me degjon, une do te te flas perdite, do te te them mirmengjes dhe naten e mire. Me thave shpirtin, po lotet nuk do me thahen tere jeten per ty. Per mua ishe nene,baba,moter, vella…cdo gje qe i jepte kuptim jetes sime. Dje prita ulur, se mos hapje syte e te me thoje sic me thoje gjithmone: o mami koteles bera shaka. Te dua shume, me ka marr malli. Per here te pare te them naten e mire pa te folur o bush”, ka shkruar Silvi.

Arben Çeli u nda nga jeta dy ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak. Fotoreporteri i njohur Arben Çeli, ishte një nga më profesionalët në vend dhe ka punuar për një kohë të gjatë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet