Ndarja nga jeta e Manolis Glezos, Ruçi: Promete i pamposhur i lirisë dhe drejtësisë

Ndarja nga jeta e Manolis Glezos, Ruçi: Promete i pamposhur i lirisë dhe drejtësisë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka cilësuar si Prometeun e pamposhtur të lirisë  dhe drejtësisë, të ndarjes nga jeta të shkrimtarit, heroi grek i rezistencës dhe politikanit Manolis Glezos. Ruçi tha se u shua simboli i antifashizmit, ndërsa pesë vite më parë tha se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare duke respektuar gjithmonë Shqipërinë.

“Sot u shua një ndër emblemat e kulturës, simboli i antifashizmit dhe të majtës greke, Heroi i fundit i Luftës së Dytë Botërore, Manolis Glezos. Gjatë harkut të  rreth  një shekulli jetë, Glezos ka shënuar shumë kulme të kontributit të tij si një luftëtar i lirisë, duke filluar me heqjen e flamurit nazist nga Akropoli në 30 maj të vitit 1941 dhe përfunduar me zgjedhjen  si eurodeputeti më i moshuar i Parlamentit Europian, në vitin  2014. Glezos ishte një Promete i pamposhtur, një frymëzim për të gjithë kombet në luftën për liri, barazi dhe drejtësi shoqërore. Glezos ishte një politikan i sinqertë dhe i lirë në qëndrimet e veta, i cili e konsideronte politikën një detyrë morale ndaj qytetarëve. Ne, shqiptarët, i detyrohemi Manolis Glezos për ndjenjat e dashurisë dhe respektit të thellë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea