Ndarja nga jeta e trajnerit të atletikës në Shkodër, Voltana Ademi: Humbje e madhe për sportin shqiptar

Ndarja nga jeta e trajnerit të atletikës në Shkodër, Voltana Ademi: Humbje e madhe për sportin shqiptar

Vildan Tufi, Voltana Ademi

1603016730_ademitufi.jpg

Vildan Tufi dhe Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të trajnerit të atletikën, Vildan Tufi.

Ademi ka shkruar në rrjetet sociale, se kjo është një humbje e madhe për sportin shqiptar e për atletikën shkodrane.

"Sapo mësova një lajm të trishtueshëm, Profesor Vildan Tufi, është ndarë nga jeta!

Një humbje e madhe për sportin shkodran e shqiptar, për atletikën shkodrane e shqiptare. Trajner i palodhur i kampionëve, edukator shembullor dhe prind e familjar si ai.

E prisnim të gjithë që të kthehej në pistat e atletikës, e prisnim që të fitonte betejen me sëmundjen e rëndë! Fatkeqësisht nuk ia doli, për tu larguar nga kjo jetë vetëm fizikisht.

Profesor Vildan Tufi do te jetojë përmes kampionëve të panumërt që stërviti, titujve e medaljeve që përmes punës së tij, i solli në Shkodër.

Pushofsh në paqe Profesor Vili!

Do të na mungosh!" shkruan Ademi.


Lajmi kryesor:

Nuk e mposhti dot sëmundjen e rëndë! Ndahet nga jeta emblema e atletikës shqiptare, Meta shpreh ngushëllimet: Humbje e madhe e kolosit të sportit shqiptar


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë