Ndërhynë në matës dhe vodhën energjinë elektrike, nën hetim 8 persona...rrezikojnë deri në 3 vite burg

Ndërhynë në matës dhe vodhën energjinë elektrike, nën hetim 8 persona...rrezikojnë deri në 3 vite burg

TIRANË-  8 persona janë vënë nën hetim pasi ka vjedhur energjinë elektrike kryesish me ndërhyrje në matës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se pas kontrollit të rreth 300 banesave, janë zbuluar se 8 abonentë që kanë vjedhur energjinë duke ulur gjendjen e konsumit apo mosregjistrim real të konsumit të kilovatëve, 4 prejt të cilëve biznese të lokalizuara në “Tirana e  Re” dhe “Don Bosko”. Çdo ndërhyrje e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik, me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet

“OSHEE vijon t’u bëjë thirrje abonentëve të zgjedhin rrugën ligjore të pagesës së detyrimeve dhe të shmangin abuzimet, pasi kontrollet do të vijojnë pa toleruar askënd", bën të ditur OSHEE.

Njoftimi i plotë
Kontrollet e vazhdueshme në terren kanë zbuluar raste të ndryshme të vjedhjes së energjisë elektrike në Tiranë. Në 5 ditët e fundit janë kryer mbi 300 kontrolle të posaçme nga strukturat pranë Drejtorisë Rajonale OSHEE Tiranë për “verifikimin dhe matjen” e energjisë elektrike, në zbatim të ligjit dhe procedurave përkatëse.

Nga kontrollet këtyre ditëve janë zbuluar 8 abonentë që vidhnin energji elektrike përmes skemave të ndryshme, kryesisht “ndërhyrje në matës”, duke ulur gjendjen e konsumit apo mosregjistrim real të konsumit të kilovatëve.

Mes tyre, janë proceduar 4 abonentë që ushtronin aktivitet privat, ndërsa zonat ku janë zbuluar shkeljet janë kryesisht në “Tirana e  Re” dhe “Don Bosko”.

Rastet e konstatuara janë raportuar pranë organeve kompetente ligjzbatuese, referuar nenit 137 të Kodit Penal, sipas të cilit “Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik, me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”.

OSHEE vijon t’u bëjë thirrje abonentëve të zgjedhin rrugën ligjore të pagesës së detyrimeve dhe të shmangin abuzimet, pasi kontrollet do të vijojnë pa toleruar askënd.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA