Ndërpritet për disa minuta ndeshja në Laç, Kristi Vangjeli goditet me shishe nga tifozët

Ndërpritet për disa minuta ndeshja në Laç, Kristi Vangjeli goditet me shishe nga tifozët

Momente nga goditja e Vangjelit

Ndeshja e javës së 30 të Superligës mes Laçit dhe Skënderbeut nuk ka kaluar pa incidente, si shpeshherë gjatë javëve të fundit. Në Laç kanë qenë tifozët vendas ata të cilët në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 60-t, kanë goditur me shishe futbollistin e Skënderbeut Kristi Vangjeli.

Ky i fundit mbeti për disa çaste i shtrirë në fushë, ndërkohë që gjatë kësaj kohe u ndërpre edhe ndeshja. Një moment ky që nuk kaloi pa ndikim edhe te lojtarët e të dy skuadrave, të cilët krijuan tension me njëri-tjetrin.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave është e një rëndësia të veçantë pasi vlen për një pozicion në kupat e Europës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës