Shënohet viktima e parë me koronavirus në Shkodër, shuhet edhe në Tiranë një 84-vjeçare (20 të vdekur me COVID)

Shënohet viktima e parë me koronavirus në Shkodër, shuhet edhe në Tiranë një 84-vjeçare (20 të vdekur me COVID)

TIRANË - Tre viktima me COVID-19 brenda 24 orëve në Shqipëri. Në orët e vona të mbrëmjes së shtunë u shënua viktima e parë në qytetin e Shkodrës. Një grua e moshuar 80-vjecare, ndërroi jetë në Spitalin e Shkodrës, ndërsa vuante nga zemra, tensioni dhe diabeti. E moshuara u shtrua të shtunën në Spitalin e Shkodrës por për shkak të gjendjes së rënduar nuk u transportua dot për në Tiranë, pasi gjatë gjithë kohës ishte mbajtur me oksigjen.

Ndërkohë, po në mbrëmje, por në Spitalin Infektiv në QSUT, ndërroi jetë një 84-vjeçare. Prej 4 ditësh ajo ndodhej e shtruar në Spitalin Infektiv dhe vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese si artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension.

Lajmi u konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila i shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës.

Mëngjesin e djeshëm ndërroi jetë edhe një 67-vjeçar nga Tirana i shtruar prej 13 ditësh në spitalin Infektiv, prej 6 ditësh i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv.

Gjatë ditës së sotme janë shtuar 29 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar në 333 raste.

Ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 99 pacientë.

Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:44
Shënohet viktima e parë me COVID-19 në Shkodër/ Ndërron jetë 80-vjeçarja, vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese

Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës një 80-vjeçare nga COVID-19. 80-vjeçarja shënon viktimën e parë nga koronavirusi në Shkodër dhe të 20-ën në Shqipëri.

80-vjeçarja që ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese të zemrës, tensionit dhe diabetit. E moshuara u shtrua sot në Spitalin e Shkodrës. Ajo mbahej gjatë gjithë kohës me oksigjen dhe për shkak të gjendjes së rënduar nuk u transportua dot për në Tiranë.

E infektuar me COVID-19 është edhe motra e të moshuarës, një 57-vjeçare që përkujdesej për të, ndërsa nuk dihet se si është gjendja e saj shëndetësore. Kjo dërgon ne 11 numrin e të infektuarve të identifikuar si raste pozitive brenda ditës në Bashkinë Shkodër.

Motrat jetojnë në lagjen Draçin të Shkodrës dhe nuk dihet akoma se nga kontakti me cilët persona kanë marrë virusin.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faisbe: 05/04/2020 07:48

    Do te jem i bindur deri ne fund te jetes se jemi empatike,por na mungon kurajo per ta pohuar pa le pastaj per ta implementuar kur struktura@kultura eshte braktisur nga politikat hibride te shtetit tone,nga politikanet pambarimisht te tjetersuar ne hajnine e tyre te papare@gjithperfshirese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë